Paraqitja e Bianca Censori në tapetin e kuq plotësisht e zhveshur është kryefjala e mediave rozë dhe atyre sociale.

Shumë njerëz i janë kundërvënë Kanye West si organizatori i kësaj ngjarjeje, por disa foto të vjetra kanë ngritur aludime se Bianca mund të ketë pasur më shumë gisht nga sa duket.

Dikur ajo ka qenë drejtoresha kreative e një linje mode të quajtur Raga Malak dhe asokohe modelonte për veshjet ekstravagante të saj.

Fotot e vjetra tregojnë sesi Bianca merrte poza e veshur me një komplet të brendshmesh në ngjyrë mishi  dhe e mbuluar me një cohë të tejdukshme që i ngjante asaj që kishte veshur në Grammy.

Ajo ndodhet përpara një dritareje, e ulur në gjunjë. Fotot janë shkrepur në vitin 2018. Më pas, Bianca u largua nga kompania për të ndjekur studimet master në arkitekturë në Melbourne University.

Censori punoi për disa kompani në Melburn përpara se të zhvendosej në SHBA në vitin 2020 ku u gjend në kompaninë e Kanye. Megjithatë, ajo njihet më shumë për lidhjen me këtë të fundit dhe daljet e saj zhveshur.

Shumë njerëz kanë reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar që të merren masa ndaj saj për zhveshje në publik, sidomos në rastin e fundit, por policia e Los Anxhelesit e ka bërë të qartë që kjo s’do të ndodhë.

Burimet e mediave të huaja kanë konfirmuar se ajo e kaloi limitin, por ligji parashikon që dënimi ndodh vetëm nxjerrja e organeve gjenitale në publik bëhet me qëllimin për të eksituar ose ofenduar dikë seksualisht. Ndër të tjera, një nga arsyet është fakti që Grammy Awards është event privat dhe jo publik./tvklan.al