Victor Da Silva është lojtari më i ri i Bylisit. Klubi ballshiot njoftoi këtë të Mërkurë afrimin e fantazistit brazilian.

Bëhet fjalë për një rikthim të 30-vjeçarit në kampionatin shqiptar, aty ku në të kaluarën ka shkëlqyer me Vllazninë dhe Partizanin. Madje me kryeqytetasit ishte vendimtar në fitimin e titullit kampion dy vite me parë.

Prej një viti Da Silva ishte pjesë e Nasaf Qarshi në Uzbekistan, ndërsa tani do të luajë për Bylisin.

“Bylis zyrtarizon dhe prezanton brazilianin Victor Da Silva. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është një emër i panjohur, pasi më parë ka luajtur me klubet e Vllaznisë dhe Partizanit në Superioren tonë, duke lënë gjurmë dhe spikatur me performancën dhe golat e tij.

Braziliani Da Silva është vënë nën urdhrat e stafit teknik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës sonë dhe do të jetë gati që në sfidën e sotme ndaj Egnatias”, thuhet në njoftimin e Bylisit.

/tvklan.al