Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

HEADLINES

Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm? Të ftuarit nxjerrin shifrat në “Opinion”

Anri Bala thotë se bazuar në ligj, prokurori duhet të provojë edhe pafajësinë, ashtu siç bën me fajësinë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ai ngre shqetësim lidhur me dëmshpërblimin që duhet t’iu paguhet të arrestuarve nëse këta të fundit shpallen të pafajshëm. Anri Bala: Prokurori duhet të provojë sikur provon fajësinë, edhe...

Shkurt 27, 2025

“Në SPAK ka intimidime”, Eugen Beçi: Rama ka të drejtë për akuzat, por pse i shpreh tani

Ish-prokurori Eugen Beçi shprehet se Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’Sy’ka thënë  shumë gjëra të vërteta lidhur me SPAK, mes të gjithave edhe që në këtë institucion ka intimidim të dëshmitarëve. Beçi në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan shprehet se në Prokuroinë e Posaçme ka 5 vjet që dëshmitarët intimidohen më shumë...

Shkurt 27, 2025

SPAK në derën e Ramës? Hoxha bën deklaratën: Po eksploron mundësinë, pret sinjal nga…

Më herët gjatë bsiedës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Artan Hoxha u shpreh se “SPAK u përdor për të goditur opozitën dhe fuqizuar Ramën”. Ai tha se edhe goditjet ndaj qeverisë Rama ishin në funksion për të “ndriçuar, lustruar pushtetin” e kryeministrit, por tashmë vërehet  një ndryshim. Sipas tij, Rama tanimë nuk është...

Shkurt 27, 2025

Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën” në Mbretërinë e Bashkuar

Gazetari Anri Bala thotë për emisionin “Opinion” në Tv Klan se sipas tij vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka paguar 550 mijë Paund në gjyq për t’ia hequr kryedemokratit “non gratën” nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo deklaratë ka ngjallur debat në studio dhe Kaso i është drejtuar Balës duke i kërkuar që të nxjerrë...

Shkurt 27, 2025

Analiza e Artan Hoxhës: SPAK u përdor për të goditur opozitën dhe fuqizuar Ramën

Aksionet  e SPAK janë tema kryesore e këtyre ditëve, teksa është shtruar edhe pyetja nëse po shkon edhe drejt derës së kryeministrit Rama. Në diskutimin në  studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, analisti Artan Hoxha u pyet nëse ka një ndryshim të SHBA-së në qëndrimin ndaj SPAK dhe a e ka ndier  institucioni këtë ...

Shkurt 27, 2025

Mourinho pezullohet me 4 ndeshje

Jose Mourinho është pezulluar me 4 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit. Masa ndaj trajnerit të Fenerbaçes erdhi pas fjalëve në përfundim të derbit me Gallatasarain ku deklaroi se kundërshtarët kërcenin si majmunë dhe sulmit verbal ndaj arbitrit të katërt. Mourinho është përmendur gjithmonë për karakterin e tij konfliktual dhe këtë...

Shkurt 27, 2025

“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi lidhur me akuzat se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar, si dhe se është marrë laptopi i Engjëll Agaçit, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë thotë se nuk janë të vërteta. Klosi në studion e “Opinion” në Tv...

Shkurt 27, 2025

Misteri i vrasjes së palestinezes në Tiranë, zbulohet ku shkoi burri i saj 3 ditë pasi erdhën në Shqipëri

Vrasja e 24-vjeçares palestineze të identifikuar si Rayyan Alwan në apartamentin e marrë me qira në Tiranë është mbuluar me mister, por duket se Policia e ka një të dyshuar dhe ai është bashkëshorti i saj, 49-vjeçari palestinez Fadi Alwan. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan  për të dhënë më shumë detaje për...

Shkurt 27, 2025
ivi kaso

Ivi Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit

Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, thotë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar. I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Kaso u shpreh se BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të tjerave edhe laptopin e Ëngjëll Agaçit, tashmë ish-Sekretar...

Shkurt 27, 2025

“Më dhemb kurrizi, nuk fle dot!” 14-vjeçari me deformim të shtyllës pret jetën e re

Agimi, 14 vjeç, po lufton çdo ditë me dhimbje të forta dhe një deformim të shtyllës kurrizore që tashmë ka prekur organet e tij. Nuk mund të flejë, nuk shkon në shkollë dhe është i izoluar brenda katër mureve duke humbur çdo mundësi për një fëmijëri normale. Operacioni kushton 29 mijë euro, por familja e...

Shkurt 27, 2025