Në puntatën e fundit për këtë vit, emisioni “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan fokusohet në një kompani prestigjioze e cila ka ndërtuar kryeveprën e parë arkitekturore.
“Maison de la Terre” është vendi perfekt ku ofrohet ndërthurja mes arkitekturës moderne, gjelbërimit e privatësisë. Një nga veçoritë kryesore që i shtohet “Maison de la Terre” është harmonia e dizajnit që integrohet në mënyrë të përsosur me kompleksin, peisazhin dhe mjedisin natyror.
Arkitekti i këtij projekti modern ndan për publikun detaje sa i përket veçorive të kompleksit rezidencial. Martin Shameti shprehet se pjesa më e madhe e hapësirës së rezidencës i kushtohet gjelbërimit.
“Standardet që ofrohen janë pikërisht që në tërësinë e pronës që është një pronë rreth 26 mijë e 800 metra katrorë, atë që ne e quajmë gjurma e ndërtesës është vetëm 22%. Një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme është se sipërfaqja që konsumon, koncepti i qarkullimit rrugë e trotuare është 11% dhe e gjithë kjo sipërfaqe konsumon nga e gjithë prona 33%, do të thotë se e gjithë pjesa e mbetur që është 67% është një hapësirë dedikuar hapësirave të gjelbërta. Interesantja është që topografia është totalisht ndryshe qoftë në gjeometrinë e pronës, por qoftë dhe në relievin topografik. Tek “Maison de la Terre” topografia ka shumë dinamikë që ka qenë një sfidë dhe për ne si projektues dhe mendojmë se në tërësinë e vet koncepti dhe projekti vjen me një arkitekturë ndryshe”, tha arkitekti.
Duke folur për privatësinë, relaksin dhe gjelbërimin që ofron kompleksi rezidencial ai përmendi dhe të ashtuquajturit “ishujt e gjelbër”. “Ishujt e gjelbër” janë në fakt hapësira natyrore brenda kompleksit të cilët përveç pamjes së bukur, do të ndikojnë dhe në mikroklimën e hapësirës rezidenciale.
“Kemi menduar një aks qendror ku kemi shpërndarjen e njësive qofshin këto apartamente apo vila dhe ajo që është interesante, që ka qenë që në konceptin fillestar, është që në çdo zonim ne kemi menduar të kemi ‘ishuj të gjelbër’ dhe kjo e bën gjithë përjetimin në nivel pedonal që të jetë i shoqëruar gjithmonë me hapësira të gjelbërta. Por, dhe në nivelin e komfortit urban këto hapësira të gjelbërta nuk janë vetëm vizualisht interesante, por ndikojnë dhe në atë që ne e quajmë mikroklimë sepse këto hapësira të gjelbërta me gjelbërim të mesëm dhe të lartë ndikojnë që temperatura në këto zonime të zbresë me 4 apo 5 gradë. Këto kanë qenë parametra shumë të rëndësishëm për ne si arkitektë përveç distancave që do të kenë objektet nga njëri-tjetri, ku privatësia është shumë e rëndësishme sidomos tek zonimi i vilave”, përfundoi aktitekti Martin Shameti./tvklan.al