Këtë të shtunë emisioni me “Me Çelësa në Derë” në televizionin Klan prezanton rezidencën “VM” e cila ndodhet në plazhin e Golemit dhe është një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri.
I njohur për vijën e tij të gjatë bregdetare për rërën e artë dhe detin e pastër Golemi ofron një atmosferë ideale për pushime familjare dhe relaks total. Zona është e mbushur me hotele moderne, komplekse rezidenciale dhe resorte që ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme.
“VM resort” është një kompleks i veçantë i cili përmban të gjitha shërbimet, përfshirë këtu dhe një hotel me 5 yje. Agron Murrizi menaxheri i shitjeve ndan për publikun më shumë detaje për kompaninë dhe kompleksin rezidencial.
“Një nga veçoritë e kompanisë sonë është shpejtësia dhe cilësia e punimeve. Hoteli që po flasim është aktualisht i shitur me kontratat e agjencive të huaja, kështu që patjetër duhet të respektojmë kontratat dhe ta hapim në kohë rekord”, tha ai.
Historia e këtij kompleksi rezidencial nis fillimisht me një biznes familjar të dy vëllezërve Murrizi, i cili hap pas hapi ndoqi rrugën drejt suksesit.
Agron Murrizi: “VM residence” ka lindur në vitin 1993 faktikisht si një biznes familjar, bar restorant “Vëllezërit Murrizi” e ka pasur emrin fillimisht. Dy vëllezërit kanë hapur një restorant dhe janë vetëpunësuar, gjatë viteve kanë zhvilluar biznesin ku nga një bar restorant u bë pishina në vitin 2005 dhe me vite me radhë. Tani jemi këtu.
Orinda Huta: Hap pas hapi, tani keni filluar ndërtimin e një kompleksi rezidencial vërtet me vlerë, por edhe hoteleri. Flasim pak për gjithë këtë strukturë.
Agron Murrizi: Besoj nga viti 2003-2004 “Vëllezërit Murrizi” është futur dhe në fushën e ndërtimit, ku kemi ndërtuar një fshat turistik, pallate, rezidenca banimi. Tani është hapi më i madh që kemi marrë ndër vite, po bëjmë një rezidencë shumë të madhe. Për kompaninë tonë është sukses. Jemi duke ndërtuar një rezidencë me 9 objekte banimi, rreth 600 e pak apartamente./tvklan.al