Raportim Live
13:47, 28 Nëntor 2024

Makinat retro parakalojnë në bulevard

13:41, 28 Nëntor 2024

Vajzat me motora ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës

13:28, 28 Nëntor 2024

Parakalimi i Ushtrisë në Paradën e Shqiptarëve

13:08, 28 Nëntor 2024

Nën ritmet e këngës “Doli goca në penxhere”, policët bashkiakë parakalojnë në Paradën e Shqiptarëve

13:01, 28 Nëntor 2024

Me veshje kombëtare dhe me flamujt kuq e zi, Ulqini parakalon në Paradën e Shqiptarëve

12:58, 28 Nëntor 2024

Në foto: Momente nga Parada Shqiptare në Tiranë (28 Nëntor 2024)

12:38, 28 Nëntor 2024

Prishtina parakalon në mes të Tiranës

12:30, 28 Nëntor 2024

Parakalimi i “Skënderbeut” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

12:27, 28 Nëntor 2024

Tirana e gjitha kuq e zi, Parada e Shqiptarëve sjell atmosferë të zjarrtë në kryeqytet

12:21, 28 Nëntor 2024

Parakalimi i motoristëve në Paradën e Tiranës

11:08, 28 Nëntor 2024

112-vjetori i Pavarësisë – Parada e Shqiptarëve në Tiranë (Të gjitha zhvillimet)

Parada e shqiptareve ne Tirane 28 Nentor 2024

Për të dytin vit radhazi, në Tiranë zhvillohet Parada e Shqiptarëve për festën e Pavarësisë së 28 Nëntorit.


Qarkullimi i automjeteve, do të vazhdojë në rrugët si më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Abdyl Frashëri” si dhe rruga “Ismail Qemali”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjes urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergi Fishta”, kurse pjesa tjeter e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht – Qender” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora”- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qender – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e Elbasanit- “Ismail Qemali” – Bulevardi “Bajram Curri” -rruga “e Elbasanit”

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – ruga “Jordan Misja” devijon ne kryëzimin e rruges se “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali Il” – bulevardi “Bajram Curri”-rruga e Elbasanit dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qender – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rruges se Elbasanit dhe pjesa tjeter te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërise).

– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharrë devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjeter bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” – Unaze – rruga “5 Maji”.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet ne rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Willson.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijoje te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa jetë në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. Qarkullimi, i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.


tvklan.al