Skuadrat e kualifikuara:

1- Liverpool
2- Barcelona
3- Arsenal
4- Inter
5- Atletico Madrid
6- Bayer Leverkusen
7- Lille
8- Aston Villa
Rezultatet:
Barcelona-Atalanta 2-2
Bayern Munich-Slovan Bratislava 3-1
Brest-Real Madrid 0-3
Manchester City-Club Brugge 3-1
Dinamo Zagreb-Milan 2-1
Inter-Monaco 3-0
Juventus-Benfica 0-2
Stuttgart-PSG 1-4
Aston Villa-Celtic 4-2
Leverkusen-Sparta Pragë 2-0
Dortmund-Shakhtar Donetsk 3-1
PSV-Liverpool 3-2
Girona-Arsenal 1-2
Lille-Feyenoord 6-1
Salzburg-Atletico Madrid 1-4
Sporting Lisbona-Bologna 1-1
Sturm Graz-Leipzig 1-0
Young Boys-Crvena Zvezda 0-1







Rregullorja e klasifikimit

Champions League
Pas përfundimit të tetë ndeshjeve, për secilën skuadër do të bëhet renditja dhe tetë ekipet e para do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt.
Në rast se do të kemi barazim pikësh, do të kualifikohet skuadra me diferencën e golave më të mirë.
Ekipet që do të renditen nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-t të këtij klasifikimi do të luajnë dy ndeshje vajtje-ardhje pas një shorti, nga ku do të dalin 8 ekipet e tjera sfiduese për 8 të parat.
A e dini se:

Interi është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Champions League, pas shtatë raundeve të para. Zikaltërit kanë pësuar vetëm një gol. Ndëshkimi i vetëm për kampionat e Italisë ka qenë ndaj Leverkusen, në sfidën e humbur minimalisht.
Në gjashtë takimet e tjera, skuadra e Inzaghit ka fituar pesë herë dhe ka barazuar pa gola ndaj Manchester City.
Disa nga stadiumet e ndeshjeve:









Dy skuadrat e kualifikuara

Liverpool dhe Barcelona janë dy skuadrat e vetme që kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ve.
Anglezët pas shtatë raundeve grumbulluan 21 pikë, ndërsa Barcelona në vendin e dytë me 18 pikë.
Formati i ri i Champions League

Champions League
Për edicionin 2024-2025 dhe në vazhdim, nuk do të ketë më fazë grupesh, por të gjitha ekipet, do të luajnë në një grup të vetëm.
Tetë ekipet e renditura të parat, do të kualifikohen për në fazën e 1/16-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, do të përballen në “play off” dhe ato që fitojnë, do të kualifikohen më tej.
FORMACIONET ZYRTARE:
Duke shfletuar fotot, mund të shihni të gjitha formacionet zyrtare.











Champions League/ Përcaktohen tetë ekipet e para të kualifikuara, klube të mëdha në “play off”

/tvklan.al