Përmbledhja e ndeshjes Francë 1 – 0 Belgjikë
Franca siguroi kualifikimin në çerekfinale. Por a e dini se “Gjelat” kanë shënuar vetëm 1 gol në këtë kampionat europian? Bëhet fjalë vetëm për golin e Mbappe ndaj Polonisë me penallti. Pjesa tjetër ka qenë me autogola.
Ndaj Austrisë fituan vetëm pas një autogoli të Wober. Me Holandën, “Gjelat” nuk e gjetën fare rrugën e rrjetës pasi barazuan 0-0. Ndërsa rrugën drejt çerekfinales e fituan vetëm pas autogolit të Vertonghen.
Franca siguron kualifikimin në çerekfinale
Mbyllet ndeshja!
92’- Shpërthim i bukur i Doku nga e majta, por ndalet në momentin e fundit.
90′- Akordohen 3 minuta shtesë.
Shikoni autogolin e Belgjikës që i dha avantazhin Francës
85’- Gooool Franca 1-0! Zhbllokohet sfida nga Kolo Muani, që dërgon topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga një devijim në zonë nga Vertonghen. Autogol i mbrojtësit belg.
83’- Maignan kthehet në hero te Franca. Portieri i mohon një gol thuajse të sigurt mesfushorit De Bruyne.
78’- Tjetër tentativë e dështuar e Mbappe, gjuajtja e të cilit, shkon sërish mbi traun e portës.
Një humbje rrezikon Deschamps?
Teksa luhet ndeshja dalin edhe lajme të ndryshme. Disa media shkruajnë se Didier Deschamps mund të mos jetë trajner i Francës nëse eliminohet nga Euro 2024. Janë prestigjiozet e huaja që thonë se pasi “Gjelat” deri më tani nuk kanë përmbushur pritshmëritë, trajneri rrezikon stolin.
Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU!
77’- Vertonghen ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Muani në mesfushë. Ndëshkohet edhe trajneri i Belgjikës, Tedesco, për protesta.
74’- Krijohet iluzion goli te Franca. Saliba futet në zonë dhe provon me të majtën, por gjuajtja nuk ka saktësinë e duhur.
71’- Lukaku lëshon një gjuajtje të fortë në zonë, por Maignan i vëmendshëm, bën një pritje të shkëlqyer.
62’- Zëvendësim te Franca. Kolo Muani merr vendin e Thuram.
61’- Theo Hernandez, bën një ndërhyrje që vlen sa një gol për Francën. Mbrojtësi i majtë, ndal në momentin e fundit sulmuesin Carrasco, që ishte i vetëm me portierin Maignan.
Aurélien Tchouaméni duket “mbret i mesfushës” në sfidën Francë-Belgjikë. Në pjesën e parë ai kishte numrin më të lartë të prekjeve të topit dhe pasimeve më të sakta. Sipas “Opta”-s ai ka dhënë në total 55 pasime, prej të cilave 53 të suksesshme, pra me një saktësi 96%.
Ndeshjen Francë-Belgjikë e ndiqni live në Klan Plus nën komentin e Blendi Resmjes dhe ish-futbollistit Erjon Xhafa. Për ata që nuk kanë mundësi të qëndrojnë para ekranit të televizionit mund ta ndiqni ndeshjen minutë pas minute këtu në Tvklan.al me gazetarët Krisildi Maxhari dhe Gramoz Pisha që përveç momenteve kryesore të sfidës, do ju sjellin edhe statistika interesante.
56’- Tjetër rast i mirë për Mbappe. Sulmuesi merr një top të shkëlqyer në zonë nga Kounde. Gjuajtja lë për të dëshiruar, duke shkuar jashtë.
53’- Franca e ka nisur pjesën e dytë në sulm. Raste të njëpasnjëshme për “gjelat”, që rrezikojnë edhe me Mbappe, por topi shkon sipër portës.
“Ai devijim i fundit devijoi trajektoren, por portieri ishte i kujdesshëm deri në fund. Ai devijim bëri të ndryshojë këndin, fati i portierit që nuk ndryshoi shumë”.
Ish-futbollisti Erjon Xhafa
Euro 2024 | Autogoli kualifikon Francën në çerekfinale, Belgjika eliminohet pas humbjes 1-0
FORMACIONET ZYRTARE:
FRANCA: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Kante, Rabiot, Griezmann, Thuram, Mbappe.
BELGJIKA: Casteels, Theate, Vertonghen, Faes, Castagne, Doku, Openda, Onana, Carrasco, De Bruyne, Lukaku.
/tvklan.al