▪ Spanja është zyrtarisht kampione e Europës për herë të katërt në histori. Kombëtarja e drejtuar nga Luis De La Fuente, mposhti me rezultatin 2-1 Anglinë në finalen e Euro 2024.
▪ Një sukses historik për iberikët, që bëhen kombëtarja e vetme me 4 Europianë të fituar, si asnjë kombëtare tjetër.
▪ Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, rrjeta u tund tre herë. Williams zhbllokoi finalen në minutën e 46-të, ndërsa për anglezët shënoi Palmer golin e barazimit në minutën e 87-të.
▪ Kur të gjithë mendonin se ndeshja do të shkonte në shtesa, u shfaq Oyarzabal, i cili në minutën e 87-të, shfrytëzoi në maksimum një pasim të marrë nga Cucurella dhe shënoi golin e fitores.
▪ Ndërkohë vazhdon mallkimi i Anglisë, që ende nuk ka fituar asnjë Europian.