GRUPET:
Grupi A: Sllovakia, Spanja, Italia, Rumani.
Grupi B: Anglia, Gjermani, Çeki, Slloveni.
Grupi C: Portugalia, Franca, Polonia, Gjeorgji.
Grupi D: Holanda, Ukraina, Danimarka, Finlanda.
“Gruda, ylli i Europianit”
Parashikimi i Alban Xhihanit:
“Unë them e fiton Gjermania këtë herë Europianin. Mendoj se ylli do të jetë shqiptari, Brajan Gruda.”
Fjala e presidentit te Federatës Sllovake të Futbollit, Jan Kovačík:
“Ndihem i nderuar dhe shumë i lumtur që Sllovakia pret këtë Kampionat Evropian. Jemi një vend i vogël dhe i ri. Uroj të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Në të gjitha 31 ndeshjet, tifozët të vijnë dhe të ndihen si në shtëpinë e tyre.”
Keqardhja e trajnerit të Shqipërisë U-21

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, shfaqi keqardhje që kuqezinjtë nuk u kualifikuan në Europian, pavarësisht se i shkuan shumë afër.
“Besoja shumë në kualifikimin në Europian. Besimin na i dha fitorja me Rumaninë. Gabuam në Finlandë. I dominuam në shtëpi. Shkuam në Malin e Zi, ku pësuam humbje. Futbolli është i çuditshëm. Ekipet që janë aty e kanë merituar, sepse kanë vite që sakrifikojnë”, tha Bushi.
Ndarja e vazove:
Vazo 1: Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda
Vazo 2: Gjermania, Franca, Ukraina, Italia
Vazo 3: Danimarka, Rumania, Polonia, Çekia
Vazo 4: Gjeorgjia, Sllovenia, Finlanda, Sllovakia (organizatorët)
Stadiumet e ndeshjeve:

Stadiumi Kombëtar, Bratislavë
Anton Malatinský, Trnava
DAC Aréna, Dunajská Streda
Nitra Stadium, Nitra
Sihoť Stadium, Trenčín
MŠK Žilina Stadium, Žilina
Košice Football Arena, Košice
Tatran Arena, Prešov
Euro 2025 për U-21/ Anglia në grup me Gjermaninë, Spanja me Italinë. Çfarë vendosi shorti
