Luiza Gega do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ajo mori simbolin kombëtar që do të paraprijë ekipin shqiptar në ceremoninë hapëse që do të mbahet më 26 Korrik.
Përveç kreut të KOKSH-it, Fidel Ylli, aty ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Skuadra shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment nga 8 sportistë.
Ata janë 3 mundës, 2 atletë, 2 notarë dhe 1 qitëse. Ky do të jetë përfaqësimi i dhjetë në lojërat olimpike verore, ku ende nuk ka fituar medalje.
Tv Klan