Egemen në moment të fundit vendos mos të braktisë familjen e tij. Sulejman rrëmben Denizin si mundësia e vetme për t’u hakmarrë ndaj Irfanit. A do të mundet ky i fundit së bashku me Egemenin të shpëtojnë djalin e tyre? A do të mund të paguajë Sulejman mbi të gjitha krimet e kryera? Çfarë do...
Irfan me një armë në dorë e vë Egemenin para dy zgjedhjeve, ose të arratiset njëherë e përgjithmonë ose jeta e tij do të mbarojë aty. Ilaj vendos t’i dorëzojë unazën e saj të martesës Kudretit dhe të largohet nga jeta e Sulejmanit. Ky i fundit kërkon ndihmën e ish-gruas së tij që të arratiset...
A do të mund t’i mbijetojë Xhihan plumbit të marrë? Irfan i dëshpëruar i drejton armën Egemenit duke e fajësuar atë mbi gjithçka çfarë ka ndodhur. Policia bastis zyrën e Ozkanit në të cilën ndodhet dhe Egemen. Çfarë do të ndodhë me të? Deniz kërkon nga Irfan të bëjë paqe me Egemenin…
Si do të jetë përballja tjetër mes Ilajit dhe Irfanit? Egemen çon Eden dhe Denizin të jetojnë tek shtëpia e motrës së tij. Sulejman tashmë është vënë pas parave që Irfan i mori atij. A do të mundet ai t’i rimarrë përsëri ato? Çfarë do të ndodhë me Xhihanin, krahun e djathtë të Irfanit?
Si do ta presë Ilaj faktin që ajo është përdorur nga Irfan gjatë gjithë kësaj kohe? Irfan tashmë po ju jep goditjet e fundit Sulejmanit dhe Egemenit duke ju marrë gjithçka që ata kanë. Irfan dhe Nihal më në fund i dorëzohen dashurisë së tyre…
Sulejman dhe Egemen të dy në vështirësi ekonomikë ndihmohen nga bashkëshortët e tyre me shuma të mëdha parash. Falë atyre shumave ata arrijnë të nisin një dërgesë armësh. Por çfarë do të ndodhë në të vërtetë gjatë asaj dërgesë? Cili ka qënë plani i fshehur i Irfanit? Ajshe peson një zhgënjim nga Irfan kur e...
Sulejman i ndodhur në vështirësi fajëson djalin e tij për falsifikimin e parave. Çfarë do të ndodhë me Hakanin? Sulejman detyrohet të puthë dorën e Irfanit për t’i kërkuar falje atij. Hakmarrja e Irfanit tashmë ka filluar të shfaqë pasojat e para…
Në momentin që Irfan tenton të arratiset me Denizin, policia e arreston atë. Çfarë do të ndodhë mes Ilajit dhe Sulejmanit? Ajshe ndihmon Irfanin të komunikojë me djalin e tij. Eda nga ana tjetër paralajmëron Egemenin të rrijë larg nga Deniz.
Në momentin që Eda dhe Egemën kërkojnë Denizin me dëshpërim, Irfan e rikthen përsëri atë në shtëpi. A do të mund të kuptojë Irfan që paratë që ka ai janë false? Kur Egemen tenton të marrë me forcë Denizin nga krahet e Irfanit, i rrëfen atij se kush është babai i tij i vërtetë…
A do të mundet Irfan të ndalojë dasmën e Edës dhe Egemenit? Ky i fundit mundohet të fitojë dashurinë e djalit të tij, por Deniz vendos të largohet fshehtas nga shtëpia me Irfanin. Cila do të jetë surpriza që Hakan ka menduar për Ajshen?
A do të mund të zbulojë Hakan identitetin e vërtetë të Ajshes? Sulejman dhe Egemen përsëri janë një hap para Irfanit. Çfarë do të ndodhë kësaj here? Egemen i përgatit surprizë dasmën e tyre Edës. A do të jetë gati ajo të martohet kaq shpejt me të?
Çfarë do të thuhet mes Kudret dhe Irfan? Pasi Egemen përgatit një surprizë të bukur për Edën i kërkon asaj t’i japë një shans të dytë. Irfan nga ana tjetër tenton të bëjë për vete përsëri Ilajin. Cili është plani I tij? A do të pranojë Eda të martohet me Egemenin?