Shqipëri-Ukrainë, pjesa e dytë
Mbyllet sfida!
91’- Super Thomas Strakosha, i cili i mohon ukrainasve golin e tretë, me dy pritje spektakolare.
90‘- Akordohen 5 minuta shtesë.
89’- Zëvendësimi i fundit te Shqipëria. Seferi merr vendin e Laçit.
88’– Rrezikon Ukraina me Nazarenko, gjuajtja e të cilit ndalet nga portieri Strakosha.
78’- Çfarë mundësie për Shqipërinë për të barazuar shifrat. Nedim Bajrami merr një top të shkëlqyer nga Asllani, por gjuajtja devijohet dhe shkon jashtë.
77’- Largohet nga fusha Ramadani dhe në vendin e tij futet Tuci.
75’- Goooool Shqipëria 1-2! Nedim Bajrami nuk gabon nga penalltia, duke mposhtur portierin Trubin.
74’- Penallti për Shqipërinë. Uzuni u vjedh kohën portierit dhe fiton 11 metërsh për kuqezinjtë.
68’- Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Zabarnyi.
62’– Arlind Ajeti provon supergolin nga jashtë zone. Gjuajtja e fortë e mbrojtësit, ndalet me vështirësi nga portieri Trubin.
61’- Ndërhyrje vendimtare e Ismajlit, që i heq topin Sudakov. Mbrojtësi shpëton një aksion të rrezikshëm të miqve.
60’- Tjetër tentativë e dështuar e Bajramit nga jashtë zone, e cila shkon rivënie fundore.
58’– Zbritje e shpejtë e Shqipërisë, me Mitajn që pason te Uzuni. Sulmuesi provon me të majtën, por gjuajtja nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.
52’- Provon Nedim Bajrami me një gjuajtje të fortë nga distanca. Topi prek rrjetën e sipërme.
50’- Ernest Muçi i pafat. Dëmtohet dhe lë fushën e lojës, aktivizohet Arbër Hoxha në vendin e tij.
46’- Menjëherë rrezikshëm Uzuni, që i afrohet golit, por topi që kishte kaluar portierin largohet nga njëri prej mbrojtësve.
45′- Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Shqipëria. Uzuni dhe Bajrami në fushë, marrin vendin e Dakut dhe Asanit.
Shqipëri-Ukrainë, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
45+1’- Çfarë klasi nga Ernest Muçi! Fantazist i afrohet supergolit pas një lëvizje të bukur jashtë zone, por gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën.
45’- Akordohet 1 minutë shtesë.
42’- Arlind Ajeti largon një top të rrezikshëm të ukrainasve në hyrje të zonës së Shqipërisë.
40’- Mundësi e artë për ukrainasit për golin e tretë. Mudryk shpërdoron një rast të mirë pranë portës së Strakoshës, duke gjuajtur jashtë.
31’- Arbitri ndal lojën. Mbrojtësi Konoplia shfaq probleme në fushë dhe kërkon ndihmën mjekësore.
26- Strakosha i mohon golin e tretë Ukrainës. Portieri i Shqipërisë reagon mirë ndaj gjuajtjes së Sudakov.
25- Qazim Laçi i afrohet golit. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë në zonë, por topi gjen rrjetën e jashtme.
18’- Mundësi e mirë për kuqezinjtë. Daku merr një top në mesfushë dhe pason për Muçin, por ky i fundit bllokohet nga Zinchenko në zonë.
17’ Zbret rrezikshëm Shqipëria me Asllanin që provon vertikalizimin për Dakun, por topi nuk arrihet nga sulmuesi.
15’- Shqipëria provon të reagojë duke dalë në sulm, por e ka të vështirë për të krijuar raste të pastra.
10’- Gol Ukraina 0-2! Miqtë e nisin takimin vrullshëm me dy gola të shpejtë. Yaremchuk nuk fal në zonë me kokë, duke mposhtur sërish Strakoshën.
5’- Gol Ukraina 0-1! Zhbllokohet sfida. Miqtë kalojnë në avantazh me anë të Zinchenko, i cili me një gjuajtje të bukur, e ndal topin në rrjetë.
0′– Sfida nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit, Martin Cani.
Shqipëri-Ukrainë mbyllet me fitoren e miqve, kuqezinjtë zbresin në Ligën C
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.
/tvklan.al