Raportim Live
18:14, 10 Shkurt 2025

Punimet e Parlamentit

18:03, 10 Shkurt 2025

“Bëj kallëzim në SPAK nëse ke këllqe”, Berisha s’përmbahet ndaj Ballës: Ky këtu është kriminel

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i thotë opozitës se për ata drejtësia funksionon kur vepron ndaj kundërshtarit, ndërsa kur ka akuza në radhët e tyre është e kapur. Më tej, Balla i thotë Berishës që të shkojë në SPAK dhe të bëjë kallëzim për të gjitha akuzat e dhëna në publik.

Pas fjalës së Ballës, kreu i PD-së, Berisha ka kërkuar replikë me ministrin, të cilin e ka quajtur “kriminel” teksa thotë se sipas tij, me urdhër të tij janë arrestuar ata që i quan “kundërshtarë të bandës së Ballës”…Lexo më shumë

17:46, 10 Shkurt 2025

“Unë erdha, koha juaj mori fund”, Berisha-mazhorancës: Mendoni se ju arreston Berisha në Parlament

Sali Berisha: Dënoni Rilindjen, kthehuni tek socialistët e thjeshtë sepse ata janë sot me pensione 100 deri në 160 Euro. Ata janë pa ilaçe dhe kafshatë, kthehuni tek socialistët e thjeshtë. Mos bëni kështu se unë me fjalën time nuk ju arrestoj ju. Ju ju ka hyrë frika dhe mendoni se do ju arrestojë Berisha në Parlament. Unë mbroj interesat e qytetarëve që i keni shkelmuar në mënyrë të tmerrshme. Koha juaj mori fund, unë erdha, është radha jonë.  

17:45, 10 Shkurt 2025

Arrestimi i Veliajt/ Berisha në Parlament: Ju jap fjalën e nderit se Lubia do shkojë te Erioni

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë socialiste dhe ka përmendur arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij në Parlament, Berisha hodhi akuza edhe ndaj zv/Kryeministres Belinda Balluku, për të cilën u zotua se pas arrestimit të Veliajt do të jetë radha e saj. Ndër të tjera, Berisha kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Lexo më shumë

17:35, 10 Shkurt 2025

“SPAK nuk akuzon Veliajn për inceneratorin e Tiranës”, Berisha kërkon Ramën në Parlament: Ku je o Edvin?

Sali Berisha: Ku je Edvin, sa miliona ke marrë me bashkëshorten tënde? Ku je o Çuç, sa para ka marrë Delina nga paratë e krimit të Sorosit? Ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjet politike, torturat politike? A keni turp apo nuk keni turp ju? Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e torturuat në publik. Dora e secilit prej jush është në atë goditje përderisa duroni në krye një padrino. Përderisa duroni një armik të egër të plurlizimit. Ku është Rama? Iku nga Shkodra. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt? Na e thuaj pak ku e ke Erionin tani? Po çfarë menduar ju se me mercenarë si Dumani do të shkatërronit pluralizimin në Shqipëri? A e morët vesh mesazhin sot apo jo?

I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Xoxës dhe Veliajt sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht për arrestimin e tij. Por për turpin e atyre që për të mbrojtur Ramën nuk e akuzojnë për inceneratorin e Tiranës. Nuk e akuzojnë. Kush është ajo 5D? Ku e keni? Silleni këtu Belindën. Nuk e akuzojnë për 5D, për taksat. Erion Veliaj është një hajdut. Nuk mund të tallet Dumani me qytetarët shqiptarë. Ai nuk e di se nga Bashkia shkojmë atje poshtë. Ku shkuan ato 12 chartera, a nuk kthyen ata në leje ndërtimi me firmën e Ramës? Kujt do ja shisni ju? Ku jepet leje në Shqipëri pa firmën e Ramës? Veliaj ishte një vasal i shipifur i Sorosit, por shtyllë kryesore e tyre në Shqipëri ishte Rama. Është radha jonë.

17:24, 10 Shkurt 2025

“Nuk gëzohemi kur kolegu ynë përfundon në dyert e drejtësisë”, Koçi-opozitës: Ju shqetësoheni për veprimet e SPAK

Petro Koçi-opozitës: Sipas jush, SPAK duhet të ishte një organizatë kriminale. Ju shqetësoheni për çdo veprimet që bën SPAK. Ju e keni quajtur dhe vazhdoni ta quani SPAK-un organizatë kriminale. Ne nuk gëzohemi kur një koleg i ynë përfundon në dyert e drejtësisë. Nuk keni mbetur ju që ta pastroni Amerikën nga Sorosi. Nuk ju ka caktuar kush ju. Kjo është alibia juaj më qesharake kur krahasoni veten me Amerikën. Po të jetë për ju, Sorosi, ka histori goxha dhe me njerëz nga ju. Kot ju gënjen mendja se duke luftuar Sorosin, ju do të vininë pushtet.

17:18, 10 Shkurt 2025

Arrestimi i Veliajt, debate në seancë plenare

parlamenti 10 shkurt 2025

Parlamenti është mbledhur në seancë plenare pasditen e kësaj të hëne.

Seanca ka nisur me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.