Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë socialiste dhe ka përmendur arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në fjalën e tij në Parlament, Berisha hodhi akuza edhe ndaj ministrave të qeverisë.
Ndër të tjera, Berisha kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha: E dini ju që Hunter Biden (djali i Joe Biden) kishte trajtim shumë të madh nga këshilltari i Edi Ramës. Pyeteni pak Dorian Duçkën, Duçkën e Ramës. Shkoni pak në Montecarlo dhe gjeni faturat, me porosi të Ramës, me fatura të Ramës. Edi Rama do përdorte pushtetin sorosian kundër opozitës shqiptare dhe mendoi ky bastard xhelati se erdhi dita ta linte Shqipërinë pa opozitë.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin.
Sali Berisha: Ti je një delikuente zonjë, zonjë nuk je ti.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, nuk mund ta përdorni atë gjuhë.
Sali Berisha: Sot e morët vesh se si kopshti eksperimental i George Soros, keni një problem madhor. Sepse ai kryetari juaj që e quante turpi i njerëzimit Donald Trumpin, se ai kryeetari juaj i cili i përdridhej trup përmbi Alex Soros, e keni parë vetë ju në fotografi. Se ai kryetari juaj që solli në Parlament ligjin për fermat e grave me fëmijët e askujt, për këtë duhet të protestoni ju, jo për deklarata që bënte Sali Berisha për një b*starde si Yuri Kim. Nuk e kam harruar deklaratën që bëtë ju kundër meje. Pse nuk bëni deklaratë tjetër ju? Nuk ishte Edi Rama që filloi praktimin e prindit 1 dhe prindit 2? A nuk e bllokuam këtu ligjin ne për fermat e grave? Lubia e ka mendjen te thasët me para. Ku është sot ajo? Apo po feston po hap shishe me shampanjë për burgosjen e Erion Veliajt? Ju jap fjalën e nderit para jush këtu se te Erioni do shkojë ajo. Zullumqare si ajo nuk ka pasur Shqipëria kurrë në histori. Shko mblidh kriminelë e çfarë të duash, por ti nuk do sosësh kurrë në këtë Parlament të madh, se je një delikuente që s’ke shok më. Kontribuove tek ai, por tani është radha e saj. Edi Rama të vijë këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të japë dorëheqjen që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve dhe ju të merrni atë që meritoni. Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij-atij ndërtuesi. Po Edi Rama çfarë favore i ka bërë? E dini ju që ai që i ka ndërtuar pallatin Linda Ramës ka marrë 100 milionë Dollarë tendera nga zyrat e tij. E dini ju që baxhanaku i Edi Ramës ka marrë dhjetra tendera pa garë? E dini ju që Linda Rama është e regjistruar dike u marrë me tenderat e AKSH-it dhe kunatit? Si mund të vazhdoni kështu? Vjen një moment që njeriu i thotë vetes jam njeri dhe nuk shkoj më tutje.
/tvklan.al