Raportim Live
21:45, 7 Tetor 2024

VIDEO: Dita e parë e mosbindjes civile e opozitës (Protesta e plotë)

21:27, 7 Tetor 2024

Flamur Noka: Regjimi narkos po dridhet, qeveri teknike ose nuk ka paqe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot ishte dita e parë e mosbindjes civile teksa ka shtuar se revolta e qytetarëve do të vazhdojë.

Pas përfundimit të protesës së opozitës, Noka është shprehur se kjo mosbindje civile nuk do të ndalojë deri në përmbushjen e synimeve të tyre.

Flamur Noka: Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte: Jepni zgjidhje kërkesës së qytetarëve, qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet as me gaz dhe as me dhunë. Ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile derisa synimet tona të arrihen.

Narkosi duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike. Sot nisëm nga parlamenti në rrugë. Për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile. Ata janë duke u dridhur, të tërbuar sepse forca e qytetarëve ju ka kallur datën. I gjithë shteti në panik, revolta do të vijë duke zier. Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Ne do të jemi në aksion. Do ju njoftoj për çdo gjë.

21:26, 7 Tetor 2024

Opozita mbyll protestën, Flamur Noka mban fjalim të shkurtër para mbështetësve në selinë e PD

21:23, 7 Tetor 2024

Flamur Noka për Klan News: Jemi brenda axhendës!

21:15, 7 Tetor 2024

Çfarë po i thotë Gazment Bardhi, Flamur Nokës?

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

21:13, 7 Tetor 2024

Policia mbledh provat në institucionet e sulmuara

20:51, 7 Tetor 2024

 Gaz lotsjellës para Parlamentit

20:34, 7 Tetor 2024

Protestuesit nuk ndalin sulmet as ndaj ambulancës, zemërohen nga ajo që shohin brenda

20:32, 7 Tetor 2024

Nis mosbindja civile, thyhen tabelat e reklamave në rrugë

Është përshkallëzuar protesta e opozitës ku protestuesit kanë thyer tabelat e reklamave në rrugë si dhe kanë sulmuar biznese private e kioska në rrugë.

Siç duket nga pamjet protestuesit janë një grup të rinjsh, të cilët duket se po kryejnë veprime të pa llogaritura nga PD, pasi edhe deputetët e Partisë Demokratike po ju bëjnë thirrje që të mos sulmojnë bizneset private.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci sulme ka pasur edhe ndaj një ambulance në atë zonë.

20:21, 7 Tetor 2024

Policia: 10 efektivë të dëmtuar

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

17:48, 7 Tetor 2024

Opozita proteston 3 orë me molotov kundër institucioneve: Sot nisi mosbindja civile (Të gjitha zhvillimet)

protesta 7 tetor opozita

Opozita protestoi të hënën për 3 orë kundër qeverisë Rama, duke nisur kështu ditën e parë të mosbindjes civile, siç e konsideroi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov. Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës e Parlamentit, ku u hodh molotov.

Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi në 21:30, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 10 efektivë pësuan dëmtime.

Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë. Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.

Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje. Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotov të ndara në dy çanta.

/tvklan.al