Protesta kundër mbylljes së TikTok, Berisha: Rama sot u damkos
Pavarësisht se në protestën kundër mbylljes së TikTok nuk mbajti fjalim, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e dha mesazhin e tij në prononcimin për gazetarët pas mbylljes së tubimit.
Berisha u shpreh se mesazhet që dhanë të rinjtë në këtë protestë, damkosën përfundimisht Kryeministrin Edi Rama. Lexo më shumë
Mehdi Malkaj flet në protestë: Dele jemi ne që nuk dilni? Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin
Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga kreu i PD-së Sali Berisha kundër mbylljes së TikTok-ut.
Malkaj tha në fjalën e tij se gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër Edi Ramës sepse sipas tij do t’i ketë në kontroll të gjitha prandaj do ta mbyllë edhe TikTok-un. Lexo më shumë
Protesta e PD në fotogaleri













Fjalimet e të rinjve në protestën e PD
Sali Berisha del nga banesa për t’iu bashkuar protestës
Të rinjtë e PD protestojnë rreth 60 minuta kundër mbylljes së TikTok

Partia Demokratike protestoi për rreth 60 minuta këtë të shtunë në protestën e lajmëruar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, që për demokratët është censurë kundër fjalës së lirë.
Në vend të figurave të PD-së, fjalimet në këtë tubim u mbajtën nga të rinj e të reja të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët shprehën kundërshtimet e tyre kundër mbylljes së TikTok.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, i cili fjalën ua kishte lënë të rinjve, vetë nuk mbajti fjalim, por dha një prononcim të shkurtër për gazetarët pas përfundimit të protestës.
Fjalimet e të rinjve i konsideroi më frymëzueset ndër vite dhe me mesazh të thellë, teksa theksoi se Kryeministri Edi Rama u damkos përfundimisht.
Për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës, policia angazhoi në terren 1 mijë efektivë.
Disa rrugë në kryeqytet u bllokuan, të tilla si: bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi ”Zhan D’Ark” dhe bulevardi ”Bajram Curri”, etj.
/tvklan.al