Raportim Live
12:54, 2 Mars 2025

“Sot e kemi fatin në dorë”, Rama tregon kushtin që nuk negocion me asnjë vend

Kryeministri Edi Rama u shpreh para bashkatdhetarëve në Greqi ku ishte këtë të dielë se Shqipëria do të bëhet plotësisht e barabartë me vendet anëtare në BE.

Ai theksoi se sot shqiptarët e kanë në dorë vetë fatin e tyre. Mirëpo nënvizoi po ashtu një kusht që nuk e negociohet me asnjë vend… Lexo më shumë

12:53, 2 Mars 2025

Rama: Jemi të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ishte në Athinë këtë të dielë për të marrë pjesë në Panairin e Punës. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek goditjet e Prokurorisë së Posaçme, teksa theksoi se pushteti i Partisë Socialiste ishte i pari që ia dorëzoi drejtësisë “shpatën e ndëshkimit”.

Para bashkatdhetarëve në Greqi, kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste është shumë e vendosur që të mos e prekë pavarësinë e drejtësisë.

“Është një kohë shumë e shkurtër kjo për të gjykuar. Drejtësia në Shqipëri nuk ka asnjë traditë pavarësie dhe tradita do kohën e vet. Ne jemi shumë të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë”, tha Rama… Lexo më shumë

download app
12:52, 2 Mars 2025

“Provojeni…”, Rama nga Athina: Shqipëria treg pune konkurrues me Greqinë

Kryeministri Edi Rama ishte në Athinë këtë të diel ku mori pjesë në Panairin e Punës. Ai theksoi se 120 kompani të ndryshme ofruan për shqiptarët në kryeqytetin grek vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen për të njëjtat vende pune në Greqi.

Sipas Ramës, sot me krenari mund të themi që në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektorë që janë konkurrues me Greqinë. Ai i bëri thirrje shqiptarëve atje që ta provojnë të punojnë për këto kompani në Shqipëri.

Keni përfaqësues kompanish, kanë kontrata gati për t’i marrë, nënshkruar dhe Greqinë këtu e keni, po provojeni edhe një herë ndryshe them unë”, tha Rama… Lexo më shumë

11:21, 2 Mars 2025

Kujtojmë se Panairi i Punës do të qëndrojë i çelur përgjatë gjithë ditës, deri në orët e para të mbrëmjes.

Ai është i organizuar në panele, dedikuar fushave të ndryshme, konkretisht: Ndërtimi dhe Transporti; Mësuesit për Shqipërinë; Ekonomia, Punësimi & Familja; Hoteleria & Turizmi; Bujqësia dhe Zhvillimi Rural; Bashkitë, Investime & Punësim.

Sipas fushave, panelet do të drejtohen nga ministrat përkatës, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Mirela Kumbaro, Anila Denaj dhe Arbjan Mazniku.

11:00, 2 Mars 2025

Rama në Athinë: Panair pune në pranverë dhe në vjeshtë në Greqi

Siç e kemi përmendur edhe më herët kryeministri shoqërohet nga zv/kryeministrja Balluku dhe disa prej ministrave të kabinetit të tij qeveritar. Balluku i tregoi kreut të qeverisë se ky panair është vetëm dita e parë dhe “thyerja e akullit”.

Për këtë arsye është krijuar edhe një faqe ëeb. Për këtë më shumë detaje dha ministri Blendi Gonxhja. “Mendojmë të stacionohemi edhe në qytete të tjera. Do jemi virtualisht edhe për të gjithë ata që interesohen”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti panairi do të zhvillohet edhe në Itali ndërsa u zgjodh Greqia pasi është krijuar bindja se pagat janë më të mira në Shqipëri se aty.  

“Ideja është të kemi një panair të pranverës dhe një të vjeshtës në Greqi dhe pastaj do bëjmë dhe në Itali. Tani që kemi bindjen që me pagat jemi më mirë se këtu, jemi këtu. Besoj që për 1 vit e gjysmë, 2 do të jemi pak a shumë si Italia për këto punët”, tha Rama.

10:50, 2 Mars 2025

“Akuste pedhi mou”, Rama nga Athina: Hajdeni se i keni pagat më të mira se këtu

Gjatë bisedave me bizneset në Panairin e Punës në Athinë, kreu i qeverisë Edi Rama i është drejtuar me një thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Greqi. Duke folur me disa fjalë greqisht, ai u bëri thirrje të vijnë në Shqipëri pasi i kanë pagat më të mira se aty.

“Dëgjoni pedhia. Akuste pedhi mou. Hajdeni këtu te Gazi. këtu jemi gjithë ditën sot, hajdeni se i keni pagat më të mira se këtu. Hajde flisni, shikoni zgjidhni, më të mira se këtu. Akuste? Hajde”, tha Rama.

10:43, 2 Mars 2025

Ustai i gurit “kap mat” Ramën: S’paguaj taksë këtu. Si i përgjigjet kryeministri

10:31, 2 Mars 2025

“Paska qenë përbindësh dibre”, Rama komenton punën për tunelin e Murrizit

Në Panairin e Punës në Athinë kanë shkuar shumë kompani që synojnë t’u tregojnë shqiptarëve në Greqi ofertën e tyre të punës në vendin tonë.

Mes kompanive është edhe ajo që ka realizuar punimet në tunelin e Murrizit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk ngurroi ta komentonte punën për tunelin e Murrizit.

“Paska qenë një përbindësh dibre që nuk e di unë”, tha ai duke iu referuar punës së madhe që u desh për t’u përmbyllur puna në tunelin e Murrizit.

Kujtojmë se është parashikuar që tuneli të hapet më 14 Mars.

10:25, 2 Mars 2025

“Ti kanis kalla”, Rama komunikon me bizneset në Athinë. Sa shkojnë pagat në Panairin e Punës

10:14, 2 Mars 2025

Në këto momente kryeministri Rama bashkë me disa prej ministrave po viziton disa prej bizneseve të vendosura në panair ku po diskuton me përfaqësuesit e tyre edhe për pagat që u ofrojnë punonjësve.

10:09, 2 Mars 2025

Rama në Panairin e Punës në Athinë: Hajdeni se i keni pagat më të mira se këtu