Seanca plenare Live
Peleshi: Opozita ka dhënë një kontribut të vyer për diasporën
Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi dha një mesazh falenderimi në prag zgjedhjesh për deputetët e mazhorancës dhe të opozitës që kanë dhënë një kontributë në punët e bëra gjatë këtyre viteve.
“Kjo është dita e komuniteteve dhe ne e kemi shkelur me të dyja këmbët historikisht, nuk mund ta respektojmë sepse sot…sot është e mirëkuptushme, jemi në prag të fushatës, është e natyrshme që do të jepni mesazhet tuaja. Unë dua të çoj së pari një mesazh falenderues për të gjithë deputetët, kolegët e Partisë Socialiste, por edhe deputetët e tjerë të opozitës. Do të kemi seanca të tjerë, nuk është e fundit, por meqë se jemi para zgjedhjeve, falenderoj punën e gjithsecilit për punën, për kontributën qoftë në opozitë, por natyrisht për kolegët e mi në mazhorancë sepse ajo që do të ngelet kur vitet të kalojnë nuk janë këto fjalët që Flamuri shpërndan në ajër dhe epitetet që ne i vendosim njëri-tjetrit, fyerjet, ofendimet, sharjet, por do të ngelen punët që kemi bërë dhe kemi bërë puën të mira pa dyshim. Edhe ju keni dhënë momemte konstruktive, keni dhënë kontributin tuaj. Një nga kontributet e vyera ishte konsesusi për ndryshimet në kodin zgjedhor që i hapi rrugën diasporës dhe këtë ta quajmë një punë të përbashkët dhe një punë të mirë”, tha Peleshi.
“Qeveria e Berishës dyfishoi pensionet”, Noka-mazhorancës: 11 Maji po afron, do jepni llogari
Demokrati Flamur Noka gjatë fjalës së tij në seancën plenare tha se qeveria e Berisëhs në 8 vite pushtet ka dyfishuar pensionet, teksa shtoi se qeveria aktuale as indeksim të inflacionit në çdo vit nuk ju ka bërë pensionistëve.
“Qeveria e Sali Berishës i ka dyfishuar pensionet në 8 vite pushtet. Qeveria e narkosit, e këtyre hajdutëve që janë të gjithë kandidatë për burg, as indeksim të inflacionit në çdo vit nuk ju ka bërë pensionistëve. Dhe me pafytyrësi thonë kemi rritur pensionet. Po kujt ia ke rrit? Se shqiptarëve, jo.Tani, u kujtua përpos mashtrimeve, do t’i rrisim, premtojmë. Po ku ishit ju 12 vjet? Ku ishit ju që nuk bëtë asgjë, që u tallët me shqiptarët? Që e kishit mendjen për të vjedhur? Përpiqet që të tregojë edhe për Greqinë tani, se do ndërtokan marrëdhënie. Po jo, mor zotëri. Kush i prishi marrëdhëniet me fqinjin tonë grek që ne shqiptarët si fqinjë me ta jemi të dënuar të shkojmë mirë, edhe pse nuk do qeveria e narkosit”, tha Noka.
Ndër të tjera Noka tha se 11 Maji po afron dhe është koha për të dhënë llogari.
“Kushdo shqiptar, edhe në cepin më të humbur është më dinjitoz se banda e hajdutëve dhe e narkosit këtu prapa. Prandaj, një gjë kijeni parasysh. 11 Maji po afron, është koha për të dhënë llogari ju. Mos të mendojë kush se do ikni dhe do rrini në punët tuaja. Do ikni, por 100% këta do jenë prapa hekurave. Ju të tjerët, kush është zhytur në batak krimi dhe korrupsioni duhet të merrni valixhet të ikni para 11 majit, se shpëtim nuk ka. Revolucioni, thuhej dikur, ha bijtë e vetë. Por në fakt, ka nisur Edi Rama t’ju hajë ju si bijtë e tij. Zoti ju ruajtë çfarë do t’ju gjejë pas 11 Majit!”, shprehet Noka.
Pensionet, Balla: Në fund të mandatit të katërt pensioni në Shqipëri do të jetë 400 Euro
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në seancën e sotme plenare u ndal edhe tek pensionet. Balla u shpreh se kur erdhën në pushtet skema e pensioneve ishte thuajse e falimentuar ku ishte vetëm 86 Euro një pension, ndërsa tani sipas tij janë bërë ndryshime të mëdha si në pensione edhe në marrëveshje për njohje me vendet e tjera.
Ndër të tjera Balla tha se në fund të pandatit të katërt synohet që pensionet në Shqipëri të shkojnë në 400 Euro ku minimalja do të jetë përtej 200 Eurove. Lexo më shumë
Berisha: PS do të hyjë në histori si narkoparlamenti
Kreu i demokratëve Sali Berisha nga foltorja e parlamentit tha se mazhoranca ka varfëruar shqiptarët gjatë kohës që qeverisin vendin.
“Pse ju do hyni në histori si narkoparlamenti? Sepse ju për herë të parë në historinë 34-vjeçare ju votuar me dhjetëra ligje dhe vendime, në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë.
Votuat ligje dhe vendime me anë të të cilave, shumëfishuat rrogat tuaja dhe rrogat e larta të zyrtarëve, dhe kur erdhi puna tek pensionet ju latë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionstë dhe në këtë parlament, kreu i juaj, padrinoja i Shqipërisë deklaroi se, nëqoftëse lëvizim pensionet minimale, Shqipëria merr fund dhe bie në katastrofë. Pra në rrafshin human, njerëzor ju me vendimet dhe ligjet tuaja, buxhetin që bëtë, thelluat në mënyrë të tmerrshme hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në këtë vend. Ju u bëtë strumbullar themelor i politikave të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria”, tha Berisha.
Berisha tha se në 4 vitet e qeverisjes së PS kanë ikur më shumë shqiptarë se në vitet 91’ kur ndodhën trazirat e mëdha . Ai tha se Rama mban në oborr vazo që kushtojnë sa 120 mijë pensione bashkë.
“A e dini ju se, në 4 vitet tuaja të zeza, kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991, të daljes nga diktatura komuniste. A e dini ju se në një kohë kur kanë ikur qindra mijëra shqiptarë, pasuritë tuaja janë 5-fishuar, janë 10- fishuar. A e dini ju se kontot bankare të ministrave tuaj dhe të kreut tuaj, padrino kanë kufi vetëm qiellin. A e dini ju se u bëtë mburojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga deputetë tuaj, nga kreu juaj, i buxhetit. Unë e shoh se e fshihni fytyrën tani para kamerave, por pavarësisht se ulni kokën kështu, populli ju sheh mirë. Nuk mundet të mos shoh qytetari tek ju, njerëzit e pashpirt. Nuk mund të mos jetë i ndërgjegjshëm qytetari, që kryetari juaj blen vazon në oborr për tu eglendisur si sulltan, aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike. Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin. Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament. E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend”, tha Berisha.
Kuvendi nis seancën me 1 minutë heshtje për Andis Harasanin, Berisha: Atë e përzuri Rilindja!
Kuvendi i Shqipërisë nisi këtë të hënë me një minutë heshtje në nder të ish-deputetit të PS-së, Andis Harasani i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi PS-në se e përzunë ish-deputetin. Kryetarja e Kuvendit tha se nuk mund të shfrytëzohet për qëllime elektorale kjo situatë. Lexo më shumë
Sot seanca plenare – Të gjitha zhvillimet në Kuvend

Parlamenti i Shqipërisë zhvillon sot (e hënë) seancën e radhës plenare. Parlamenti nisi me 1 minutë heshtje në nder të ish-deputetit të PS-së, Andis Harasani i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Seanca e sotme, pritet të fokusohet në diskutimin e disa çështjeve me interes publik, të evidentuara nga vetë zgjedhësit. Në rendin e ditës janë përfshirë tema që lidhen me shqetësimet e qytetarëve, të cilat deputetët do t’i trajtojnë në këtë seancë.
Kujtojmë se më 4 Mars, ka përfunduar zyrtarisht procesi i regjistrimit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PER, një hap ky i rëndësishëm për garantimin e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Rendi i ditës:
Në mbështetje të urdhrit nr. 11, datë 7.3.2025 të Kryetares së Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, rendi
i ditës është si më poshtë vijon:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 27.2.2025.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) - Njoftime
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) - Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
(Neni 40/1, Rregullore e Kuvendit)
/tvklan.al