Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në seancën e sotme plenare u ndal edhe tek pensionet. Balla u shpreh se kur erdhën në pushtet skema e pensioneve ishte thuajse e falimentuar ku ishte vetëm 86 Euro një pension, ndërsa tani sipas tij janë bërë ndryshime të mëdha si në pensione edhe në marrëveshje për njohje me vendet e tjera.

Ndër të tjera Balla tha se në fund të pandatit të katërt synohet që pensionet në Shqipëri të shkojnë në 400 Euro ku minimalja do të jetë përtej 200 Eurove.

“Marrëveshjes për njohjen e dyfishtë të pensioneve mes dy vendeve dhe duke i hapur rrugën tani më thjeshtë dhe vetëm dekretimit nga ana e Presidentit dhe hyrjes në fuqi të një marrëveshje nga e cila përfitojnë 500 mijë bashkëatdhetarë tanë por edhe qytetarë italianë që kanë jetuar dhe punuar në Shqipëri. Kur ne morrëm detyrën pensioni  në Shqipëri ishte vetëm 86 Euro, ndërkohë që në 2024 pensionet mesatare arritën në 175 Euro dhe premtimi ynë , por të gjithë qytetarët e tjerë është që në fund të mandatit të katërt 400 Euro do të jetë pensioni në Shqipëri  ndërkohë që sa i përket pensioni minimal ne synojmë ta çojmë përtej 200 Euro. Sa i përket çështjes së natyrës së pensioneve ne nuk hyjmë në diskutim me ju se nuk kemi si të hyjmë se në vitin 2013 e gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar dhe sot falë edhe këtyre marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mund t’ju them vetëm një element të dukshëm ju vetëm dy marrëveshje kishi ndërsa ne kemi mbyllur 16 dhe bëhemi gati të mbyllim edhe negociatat e nisura prej tre vitesh me qeverinë greke”, u shpreh Balla./tvklan.al