Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara , duke përfshirë tetë në shtetin e Kentakit, i cili është goditur më rëndë nga përmbytjet.
Shumica e viktimave humbën jetën në aksidente rrugore ose të gjendur papritur mes rrjedhave të furishme të ujit që pushtuan rrugët.
Autoritet presin që bilanci i viktimave të rritet në orët në vijim. Brenda 24 orëve janë shpëtuar më shumë se 1000 njerëz ndërsa është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Më shumë se 39 000 familje mbetën pa energji elektrike të dielën si pasojë e motit të keq. Pjesë të Shteteve të Bashkuara qendrore dhe veriore janë goditur nga shira të dendur dhe erëra të forta.
Priten edhe reshje të dendura bore priten në disa pjesë të New England dhe në veri të Nju Jorkut.
Tv Klan