Raportim Live
15:23, 27 Nëntor 2024

Berisha fton Ramën në debat televiziv: T’i tregojë shqiptarëve se çfarë përfaqëson

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij për gazetarët ka ftuar Kryeministrin Edi Rama në debat televiziv pasi ka thënë se duhet “të ju tregojë shqiptarëve çfarë përfaqëson ai”.

Sali Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoje vetë taninë fushë. Nuk del dot ai. Të vijë nesër në debat po ja mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Ai pse e mori atë masë? Që të më heshte dhe pastaj mbante fjalime kushtuar dritareve. Të vijë dhe të dalim në debat që t’i tregojë shqiptarëve se çfarë përfaqëson ai, të ja nxjerr të gjithë një e nga një, të ja numëroj të gjitha krimet dhe lidhjet me krimin që ka, të gjithë vjedhjet e mëdha që ka bërë... Lexo më shumë

15:20, 27 Nëntor 2024

Berisha: Drejtësia kontrollohet në tërësi nga Edi Rama

Sali Berisha: Nuk mund të them se, e prisja dhe nuk e prisja të jem i sinqertë. Se unë e kam thënë dhe e them se, drejtësia kontrollohet totalisht apo në tërësi nga Edi Rama. Siç e patë, Gjykata Kushtetuese prap në vendimin e fundit. Vendimi thoshte është shkelur parimi i proporcionalitetit, që është parim themelor kushtetues, që në atë moment vendimi bie. Që në atë moment Sali Berisha është dënuar në mënyrë antikushtetuese. Analfabetë nuk janë ata, ndonëse kanë probleme shumë të mëdha nga ana e njohurive, por analfabetë nuk janë asnjëri prej tyre.

Ata sipas tyre, gjysma qenka në rregull e gjysma nuk qenka në rregull. Ai është një vendim dhe ka një nen në Kushtetutë, pikërisht për vendimet e gjykatave që shprehet; vendimet e ligjshme të gjykatave. Se mund të gjindet gjykatës që shkel ligjet, nuk ke asnjë detyrim ndaj tij. E kam thënë dhe e them, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj çdo akt që përputhet me ligjin të çdo gjykatësi. Kjo gjykatëse mori vendim në përputhje me ligjin dhe unë e falënderova publikisht, kaq.

15:15, 27 Nëntor 2024

“A nënkuptoni pastrim brenda PD-së?”, përgjigja e Berishës shkakton të qeshura në selinë blu

15:11, 27 Nëntor 2024

Berisha: PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile dhe të fushatës. Ky duhet të pranojë qeverinë teknike

Sali Berisha: PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile, të cilët janë njëkohësisht motorët e fushatës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk e përjashtojmë, ne jemi për zgjedhje. Në diktatura ka dy rrugë miqtë e mi, kjo është narkodiktaturë me të gjithë treguesit e saj, tani për fat të mirë kemi dhe mbështetje ndërkombëtare. Tani ose guerilja, luftë guerile, nuk jemi. Ne jemi për mosbindje civile, nuk mashtrojmë ne shqiptarët. Ne jemi për mosbindje civile, gjersa të bëjmë zgjedhje të lira. Ky duhet të pranojë qeverinë teknike, hajde bëjmë zgjedhje, fito po deshe me qeveri teknike.

14:55, 27 Nëntor 2024

Berisha: PD fiton 100% në zgjedhje të lira

14:49, 27 Nëntor 2024

A i druhet ankimimit të SPAK? Kryedemokrati: Sali Berishën nuk ka asgjë që e ndal!

Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati është pyetur se a i druhet një ankimimi të SPAK të vendimit të GJKKO-së në Apelin e Posaçëm. Kësaj pyetje kryedemokrati i është përgjigjur se atë nuk ka asgjë që e ndal.

“Të bëjnë çfarë të duan. Sali Berishën nuk ka asgjë që e ndal.”

14:47, 27 Nëntor 2024

Berisha mban konferencë me gazetarët: PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile, fton Ramën në debat televiziv

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu pasi mbajti fjalën e tij përshëndetëse për mbështetësit dhe mediat. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se janë përpjekur që të blejnë heshtjen e tij. Sipas kryedemokratit, më kriminel ndër të gjithë është Kryeministri Rama, të cilin e ka akuzuar për lidhje me bandat.

Sali Berisha: Në mënyrë të përsëritur para jush, në mënyrë të veçantë, para jush apo në studio televizive kam deklaruar një gjë dhe ua them prap; kurrë, nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh, nuk paragjykoj një njeri që unë nuk di asgjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës tim. Në këtë kontekst unë falënderova dhe gjykatësen për vendimin që ka marrë.

Ka zbatuar ligjin, kushtetutën dhe nuk kam asnjë hezitim. Por të falënderoj unë apo ndryshoj mendim unë, për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre, unë atë se bëj kurrë, kurrë. As pajtohem as nuk hesht. Të ndryshoj mendim unë për një grup kriminel që tentoi të blejë heshtjen time. A mund të imagjinoni ju...Lexo më shumë