Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij për gazetarët ka ftuar Kryeministrin Edi Rama në debat televiziv pasi ka thënë se duhet “të ju tregojë shqiptarëve çfarë përfaqëson ai”.

Sali Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoje vetë taninë fushë. Nuk del dot ai. Të vijë nesër në debat po ja mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Ai pse e mori atë masë? Që të më heshte dhe pastaj mbante fjalime kushtuar dritareve. Të vijë dhe të dalim në debat që t’i tregojë shqiptarëve se çfarë përfaqëson ai, të ja nxjerr të gjithë një e nga një, të ja numëroj të gjitha krimet dhe lidhjet me krimin që ka, të gjithë vjedhjet e mëdha që ka bërë.

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, drejtësia kontrollohet në tërësi nga Edi Rama.

Sali Berisha: Nuk mund të them se, e prisja dhe nuk e prisja të jem i sinqertë. Se unë e kam thënë dhe e them se, drejtësia kontrollohet totalisht apo në tërësi nga Edi Rama. Siç e patë, Gjykata Kushtetuese prap në vendimin e fundit. Vendimi thoshte është shkelur parimi i proporcionalitetit, që është parim themelor kushtetues, që në atë moment vendimi bie. Që në atë moment Sali Berisha është dënuar në mënyrë antikushtetuese. Analfabetë nuk janë ata, ndonëse kanë probleme shumë të mëdha nga ana e njohurive, por analfabetë nuk janë asnjëri prej tyre.

Ata sipas tyre, gjysma qenka në rregull e gjysma nuk qenka në rregull. Ai është një vendim dhe ka një nen në Kushtetutë, pikërisht për vendimet e gjykatave që shprehet; vendimet e ligjshme të gjykatave. Se mund të gjindet gjykatës që shkel ligjet, nuk ke asnjë detyrim ndaj tij. E kam thënë dhe e them, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj çdo akt që përputhet me ligjin të çdo gjykatësi. Kjo gjykatëse mori vendim në përputhje me ligjin dhe unë e falënderova publikisht, kaq.

/tvklan.al