Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ka firmosur në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka mbajtur një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur se protesta shtetërore e kryer për arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është një grusht shteti brenda shtetit. Kreu i PD tha se garanton Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim do t’ju regjistrohet dhe do të ndëshkohen në mënyrë shembullore.

Sali Berisha: Aktit puçist banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama të cilët morrin peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Velija. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve 80 kur Escobar sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tërra. Pas 40 e sa vitesh ‘Ediskobar’ kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë. Në historinë e botës ka vetëm dy raste, rastin Eskobar dhe Ediskobar. Në historinë e botës ka qindra protesta opozitare para gjykatave në çdo kryeqytet, por protestë shtetërore ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit. Garantoj Edi Ramën dhe Veliajn se ky krim do t’ju regjistrohet dhe do të ndëshkohen në mënyrë shembullore që mos tju shkojë mendja kurrë të sulmojnë pushtetin tjetër.

Miqtë e mi, unë e kuptoj se çështja kryesore sot është çështja e Lali Vjedhësit apo Erion Faqeziut. Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e “Jolkës”. Kjo është një mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve. Unë u them dhe njëherë këtu se gardëroba e Ajolës, e barabartë me të Lajla Asadit… Lajla Asadi kur zbriti nga avioni, dogana e Moskës i numëroi të gjithë garderobën dhe nxori 1 milion garderobë që ajo kishte marrë me vete. Pra, 1 milion gardëroba e Ajolës është e ndërtuar e tëra me vjedhjen e tmerrshme të taksave të qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj, çfarë do të fshehë propaganda e qeverisë?

Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit. Ai vëllai i tij si u zhduk? U bë i penduar? A e keni parë se nuk përmendet më vëllai i Erion Veliajt? Ku është zhdukur ai? Po të jetë bërë i penduar ai, është punë tjetër, nuk ndërhyj. Pra me dhjetëra kompani, BYLI, Eventi, Muza, Shizi, çfarë emrash që nuk mund t’i imagjinoni, që të gjitha vinin, merrnin paratë për Ajolën dhe Erionin në Bashkinë e Tiranës, në drejtorinë e qeverisë, në Ministrinë e Kulturës.

Ndër të tjera Berisha është shprehur se qeveria Rama ka vjedhur taksat e taksapaguesve të SHBA dhe BE, teksa shtoi se këto taksa nuk do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguajnë ata me pasuritë e vjedhura.

“Pa lëre, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të SHBA dhe BE. Tani unë i them Edi Ramës jep dorëheqjen për të gjitha paratë që u keni vjedhur. Paratë e taksapaguesve amerikanë që keni vjedhur ju nuk do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguani ju me pasuritë e vjedhura. Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre.

Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE. Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë. Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike… E dini ju që ato të IPARD-it kanë historinë e tyre. Dhe nuk është vetëm IPARD-i. Kështu që kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë të pashembullt dhe këta do ndëshkohen”, u shpreh Berisha./tvklan.al