Edi Rama në çdo dalje i kujton Noc Rrokun, por Sali Berisha duket më i vendosur se kurrë pas ligjërimit të Kryeministrit për ta shkrirë SPAK-un, që e konsideron pa më të voglin dyshim një prokurori politike në duart e kundërshtarit të tij.

“Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do ketë prokurori me serioze në raport me ligjin, por kurrë një prokurori politike”, tha Berisha.

Modelin e organit të ri të drejtësisë e ka gati.

“Ka pasur një prokurori të krimeve të rënda, që mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin, kishte kërkuar dënime për jetë dhe i dha, por Rama i liroi”, shprehet kreu i PD.

Ndryshe nga Kryeministri që foli me krenari për miqësinë e tij me Aleks Sorosin, Berisha rrëfeu një tjetër variant.

“Po çfarë tha padroni, po e ripublikoj me kërkesa të shumta, dmth po jua plotësoj meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën walk Edi Rama fotot po jua sjell unë shikuesve, ishte e jashtëzakonshme. Pavarësisht se ishte kundërshtarë, por këtë ja bëri ai.”

Ndryshimi i kursit sipas tij të Ramës pas ardhjes së Donald Trampit rezultoi një mision i dështuar, teksa foli për një foto të munguar mes tij dhe zv.presidentit amerikan në Mynih.

“Për atë foto u mobilizuan aviona dhe miliona, por ajo fatmirësisht nuk shkrepi”.

Në betejën verbale mes njëri-tjetrit edhe Sali Berisha e ka gati epitetin me të cilin do e pëndjekë në fushatë elektorale Edi Ramën, të cilit i kujtoi sërisht se qëndron pas prangosjes së Veliajt.

“Për Veliajn është kuptuar që janë lot krokodili, u thashë socialistëve siç lexoni për zogun sqep këpucë, ai han zogjtë e tij.”

Edhe në këtë dalje para medias Berisha i bëri thirrje diasporës për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit.

Për të ushtruar të drejtën e votës dhe firmosur ndyshimin e madh të Shqipërisë”, tha lideri i demokratëve.

Tv Klan