Që pas zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA, Bitcoin nuk e ka ndalur rritjen. Kriptovaluta ka fluturuar në tregje, duke arritur rekordin më të ri. Ajo ka regjistruar për herë të parë shifrën 94,000 dollarë.

Rritja e vlerës së Bitcoin vjen pas lajmeve se kompania e mediave sociale e Donald Trump është në bisedime për të blerë firmën e tregtimit të kriptove Bakkt.

Bitcoin, kriptomonedha më e njohur në botë, është dyfishuar këtë vit. Vlera e kriptomonedhave që nga zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA është rritur.

Trump ka premtuar se do ta kthejë SHBA-në në kryeqytetin e Bitcoin dhe kriptomonedhës në botë. Në planin ekponomik të prezantuar gjatë fushatës ai ka premtuar mbështetje për këtë industri të së ardhmes.

Klan News