Raportim Live
15:33, 9 Shkurt 2025

Në video: Takimi i plotë i Berishës me emigrantët në Romë

15:17, 9 Shkurt 2025

“Zero taksa nëse riktheheni në Shqipëri”, Berisha-emigrantëve: Jeni aksionerët e transformimit të vendit

Në takimin me emigrantët shqiptarë në Romë, kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar zero taksa për 5 vite për këdo që do të rikthehet në atdhe. Kreu i PD-së i ka quajtuar emigrantët aksionerët e rëndësishëm të transformimit të vendit.

Sali Berisha: Unë u jap fjalën e nderit që ju kursimet tuaja, të ardhmen tuaj të vini ta ndërtoni në Shqipëri. Nuk ka vend si Shqipëria në botë. Shqipëria është e bukura e dheut. Është vendi më i bukur, më i pasur se në çdo vend tjetër. 5 vite pa asnjë taksë në Shqipëri. I keni paguar ju taksat prej 20-30 vitesh me remitancat që keni dërguar në Shqipëri. Nuk ka taksa. Të ktheheni dhe të ndërtoni suksesin në Shqipëri siç e keni ndërtuar në ItaliLexo më shumë

15:14, 9 Shkurt 2025

Berisha: Trump ka ndaluar Blinkenin, të hyjë në ndërtesat federale. E përshëndesim vendimin

“Pra, kjo ishte mrekullia e fitores së Donald Trump. Dekretoi dy gjini. Dhe unë u jap fjalën ju se desorosifikimi i Shqipërisë është një nga prioritetet tona më të mëdha. Por miq e keni marrë vesh lajmin, mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Sorosit, Entoni Blinken të futet në çdo ndërtesë federative. STOP! I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjëra të tjera për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si Sekretar i Shtetit më të madh, përfundoi në sekretar shteti të Sorosit. Sekretar i Xhorxh Sorosit. E përshëndesim këtë vendim”, u shpreh Berisha.

14:56, 9 Shkurt 2025

Berisha: Më 11 Maj të votojmë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e këtij Pashiqi

Sali Berisha: Një nga publicistët më të mëdhenj gjermanë, Majkëll Martens, shkruan se Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit. Po, sepse në planet dhe verbërinë e tij, ultranacionalizmi serb nuk ka pasur qëllim tjetër përveç spastrimit të shqiptarëve. Po ku ka ndodhur në historinë tonë kombëtare që në 10 vite të largohen nga Shqipëria mbi 45 përqind. A e dini se në Luftën e Dytë Botërore, kombi polak ka humbur 20 përqind të popullatës?

Kurse shqiptarët në një gjenocid të butë të ushtruar në Edi Rama, humbasin në 10 vite, 45 përqind të materies së tyre. Ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar, mos harro kurrë se ke lindur për të dashur dhe mbrojtur Shqipërinë dhe sot kjo thirrje është me 11 maj, të votojmë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e këtij Pashiqi që nuk ka asgjë shqiptare.

14:46, 9 Shkurt 2025

Berisha: Nëse Rama fiton mandatin e katërt, Shqipëria nuk do të ekzistojë

Në takimin me emigrantët në Romë, kryedemokrati Berisha thotë se nëse Kryeministri Rama fiton mandatin e katërt, Shqipëria nuk do të ekzistojë, por do të shndërrohet në tokën e trafikantëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha e quan Kryeministrin Rama “Totorino” apo “El Chapo i Shqipërisë” në krye të qeverisë që shumëzon me zero qytetarët shqiptarë.

Sali Berisha: Rama përdor krimin për të mposhtuar shqiptarët. “Totorino shqiptar” apo “El Chapo shqiptar” në krye të qeverisë shumëzon me zero qytetarët shqiptarë. Një mandat i katërt për Ramën, në një mandat tjetër Shqipëria nuk do të ekzistojë, do të shndërrohet në tokën e trafikantëve. Toka e bukur do të zhduket nga faqja e tij. Më 11 Maj të votojmë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e këtij pashiqiLexo më shumë

14:36, 9 Shkurt 2025

“Përulem para jush”, elektrizohet salla në Romë, emigrantët çohen dhe brohorasin emrin e Berishës

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se në 34 vite, Italia i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë të jashtëzakonshme. Gjatë fjalës së tij për diasporën në Romë, kryedemokrati shprehet se me suksesin e shqiptarëve që jetojnë në Itali krenohet jo vetëm kombi shqiptar, por edhe ai italian.

Fjala e kryedemokratit Sali Berisha ka elektrizuar sallën, të cilët janë ngritur në këmbë duke brohoritur emrin e kreut të PD-së.

Sali Berisha: Udhëtimi drejt diasporës, udhëtim drejt mallit, udhëtim i atyre që e nisën jetën e tyre nën zero. Ata që u ndanë me lot me prindërit e tyre, udhëtim që i detyronte ata dhe i përballte me të panjohura të mëdha. Por ky është udhëtimi i atyre që mposhtin çdo vështirësi. Përulem para jush, ju jeni frymëzim për arritjet e njeriutLexo më shumë

14:18, 9 Shkurt 2025

Ka nisur që prej orës 13:30 takimi i Partisë Demokratike me emigrantët shqiptarë në Romë. Në nisje të takimit, fjalën e kanë mbajtur eksponentë të PD-së, të cilët i kanë bërë thirrje diasporës të votojë PD-në në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

14:17, 9 Shkurt 2025

Berisha takohet me diasporën në Romë: Premtime për emigrantët dhe akuza ndaj Ramës