Në takimin me emigrantët në Romë, kryedemokrati Berisha thotë se nëse Kryeministri Rama fiton mandatin e katërt, Shqipëria nuk do të ekzistojë, por do të shndërrohet në tokën e trafikantëve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e quan Kryeministrin Rama “Totorino” apo “El Chapo i Shqipërisë” në krye të qeverisë që shumëzon me zero qytetarët shqiptarë.

Sali Berisha: Kam ardhur besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë i dashur, Shqipëria. Kam ardhur tek ju i bindur se çdo patriot i lindin nënat për të dashur Shqipërinë. Çdo shqiptar dhe çdo shqiptar i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë. Sot, në zyrën e Kryeministrit nuk është një qeveritar, nuk është një qytetar shqiptar. Kryetari i qeverisë mund të quhej “Tororino”.

Ky është Edi Rama. Rama ja ka dorëzuar Shqipërisë krimin. Në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin e quanin të dobishëm. Rama përdor krimin për të mposhtuar shqiptarët. “Totorino shqiptar” apo “El Chapo shqiptar” në krye të qeverisë shumëzon me zero qytetarët shqiptarë. Një mandat i katërt për Ramën, në një mandat tjetër Shqipëria nuk do të ekzistojë, do të shndërrohet në tokën e trafikantëve. Toka e bukur do të zhduket nga faqja e tij. Më 11 Maj të votojmë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e këtij pashiqi.

/tvklan.al