Feyenoord shkakton befasinë dhe kalon në 1/16-at e Champions League. Gjiganti holandez eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 2-1 Milanin, për të dhuruar kështu një kualifikim historik.
Fitorja në ndeshjen e parë, minimalisht 1-0 i shërbeu Feyenoord për të kaluar më tej. Ndërkaq, sfida e “San Siro” përfundoi 1-1, me Milanin që u detyrua të zhvillonte për pjesën më të madhe të pjesës së dytë me një futbollist më pak.
Skuadra holandeze kualifikohet për herë të parë në raundin 1/16-ave pas 50 viteve.
Klan News