Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij, në bashkëbisedimin “SY m’SY” me qytetarët u ndal edhe tek projekti për xhaminë e Shkodrës.

Rama u shpreh se i ka kërkuar ministrisë së Financave për të përgatitur dokumentacionin për t’i dhënë mundësi Komunitetit Mysliman në Shkodër që të ketë zyrat e veta dinjitoze si dhe rikonstruktimin e godinës. Kreu i qeverisë u shpreh se “ditë më të mira po vijnë edhe për Komunitetin Mysliman në Shkodër”.

“Po në fund po e mbyll me xhaminë e Shkodrës kemi një projekt të jashtëzakonshëm shpresoj do ta çojmë përpara me Komunitetin Mysliman në Shkodër, dhe ndërkohë i kam kërkuar edhe ministrisë së Financave të përgatisë dokumentacionin për t’i dhënë mundësi Komunitetit Mysliman që të ketë zyrat e veta dinjitoze në godinën ku aktualisht  është si një jabanxhi dhe bashkarisht do të bëjmë edhe rikonstruksionin e asaj godine e cila do t’i mbetet Komunitetit Mysliman dhe spostimin e institucioneve të tjera nga aty. Kështu që ditë më të mira po vijnë edhe për Komunitetin Mysliman në Shkodër”, tha Rama./tvklan.al