Deklarata e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell për padrejtësinë siç ka thënë që po i bëhen ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë është mirëpritur në Kosovës.
Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami ka thënë se kjo është një thirrje që të ndërmarrin hapa konkret për padrejtësitë që po ndodhin në Hagë.
“Është një thirrje për deputetët në Kuvendin e Republikës së Kosovës për institucion dhe Republikës së Kosovës që të ndërmarrin gjithçka për të ndaluar padrejtësitë që po ndodhin në Hagë”, tha Artan Behrami.
Behrami, i cili në këto zgjedhje ka garuar për deputet nga radhët e PDK-së thotë se institucionet e Kosovës mund të krijojnë mekanizma për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale duke bërë ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Tashmë kemi dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ishte absurde sikur Kuvendi i Kosovës, institucionet e Kosovës mos ta shfrytëzonin këtë mundësi të artë të cilën tani e kemi për të bërë ndryshimet e nevojshme”, tha Behrami.
Thotë se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht.
“Dhe për të larguar njëherë e përgjithmonë duart politike nga Gjykata Speciale të cilët me çdo kusht, me çdo mjet dëshirojnë të dënojnë krerët e UÇK-së”, tha Behrami.
Edhe qytetarët që po festonin pavarësinë vlerësojnë kontributin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Zoti një, Amerika dy dhe UÇK-ja e ka çliru Kosovën. Po ata kanë me u kthy shumë shpejt. Për mirë është qenë të ishin dhe ata, por drejtësia e dinë vetë”, thanë qytetarët.
Udhëheqësit e PDK-së nuk janë deklaruar për TV Klan pasi kanë thënë se ndodhen jashtë Prishtinës.
Tv Klan