Raportim Live
12:01, 14 Nëntor 2024

“Ju e sabotuat vetë komisionin hetimor”, Bardhi i kthehet Ballës: Ju sfidoj ju si ministër!

Taulant Balla: Në nisje të seancës u artikulua e vetmja kërkesë afër procedurës që ka të bëjë me një kërkesë të 7 deputetëve, kërkesë e cila edha pse nuk përmbushte asnjë parakusht bazuar në rregullore, është shqyrtuar dje në mbledhje nga Konferenca e Kryetarëve. Që të zgjatet një komision hetimor, ligji i ka dhënë kompetencën vetëm vetë komisionit ta bëjë një gjë të tillë. Sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor. Ju vetë e keni sabotuar me dëshirë sepse këtu ishim para një jave, pse nuk e bëtë një kërkesë 1 javë para se të mbaronte? Kjo sallë nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë. Ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të konferencës së kryetarëve edhe të shprehet salla edhe pse nuk ka asnjë bazë.

Gazment Bardhi: Të bësh debat me ty për ligjin, këtu duhet të shembet godina. Ju sfidoj ju si ministër, kryetaren e kuvendit dhe këdo që të gjej një fjali që kërkesa për zgjatjen e komisioneve, bëhet me vendim të ndërmjetëm të kuvendit. Nuk ka asnjë fjali në raport me këtë. Ka një fjali që rrjedh nga e drejta kushtetuese e opozitës që thotë se kuvendi nuk mund të vendosë kufizim të kohëzgjatjes së komisionit. Që do të thotë se çdo kërkesë që vjen nga grupi nismëtar për kohëzgjatjen e punës së kuvendit apo për shtim të kohës që punës së kuvendit, detyrim i konferencës së kryetarëve ta sjellë për vendimmarrje. Vendimi nuk ankimohet askund, por ai vendim duhet të sillet për diskutim në seancë plenare nga kryetarja e kuvendit. Po i thoni komisionit që ju punuat dhe juve ju paguam për 4 muaj kot, por do të keni 0 produkt sepse ne nuk ju lejojmë të keni produkt. Kjo është shkelje e rregullores. Duhet të trajtohet nga seanca plenare. E përsëris kërkesën për të zgjatur punën për këtë komision.

11:41, 14 Nëntor 2024

Korreshi lutje Spiropalit: Nga një fshatar nga Lushnja, shtyjeni komisionin hetimor

Saimir Korreshi: E bëtë pazar mbrëmë. Unë i shkreti thashë se na nisën ne me pushime. Kam një mandat që se kam parë Kryeministrin. Vilma fukareshë, 1.7 milionë Euro mori divident të na mësojë si kalohet nga duhani tek Check Up. Të falenderoj që na nise me pushime, mirë është që ta shtysh pak edhe komisionin edhe ca ditë. Një lutje nga një opozitar i thjeshtë, fshatar nga Lushnja, 40 ditë që na le atje, sikur ta shtysh nuk bën keq.

11:39, 14 Nëntor 2024

Petro Koçi – opozitës: Dështuat me Komisionin Hetimor për Shëndetësinë

Petro Koçi: Nuk jam nga ata që besoj se kryeprokurorja apo prokurorët e opozitës janë engjëj, nuk besoj se janë engjëj si ata që kanë dhënë dhe kanë fituar koncesione. Ka qenë e papranueshme mënyrë poshtëruese fyerja e dinjitetit të një qytetari që ne e kishim thirrur si dëshmitar. Komisioni Hetimor ka dështuar sepse niveli i akuzës ishte përtokë. Mjerë Shqipëria sikur edhe institucionet e akuzës të kenë nivelin e prokurorëve të Komisionit Hetimor Parlamentar i cili i mbyll punimet sot. Çdo dëshmitar që erdhi e shkërmoqi akuzën. Mjerë akuza dhe mjerë komisioni me standardet jo profesionale. Gjesti që ndodhi mbrëmë që nuk ishte kërcënim për askënd, e mori përgjigjen edhe nga mazhoranca, ne kishim vendosur të vijonim dëgjimin e dëshmitarit por për shkak të asaj që ndodhi vendosëm ta ndërpresim punimin e mëtejshëm të këtij komisioni. Keni dështuar dhe dështimi është i juaji, dështuat me sukses, të paktën që kur erdhi ai zv/ministri. Keni 3 ditë rresht që bëni konferenca shtypi prandaj e dështuar komisionin hetimor. Deri mbrëmë nga ora 2 e natës vetëm një njeri ju dëgjonte.

11:33, 14 Nëntor 2024

Vokshi: Beqajn e mbajtën 48 orë, i thanë ‘s’do flasësh’

Albana Vokshi: Ju të mazhorancës shqetësoheni pse i themi hajdutit, hajdut. Atij që SPAK dhe Gjykata Speciale i ka thënë se ka vjedhur duke kryer një aktivitet kriminal. Ne flasim për kryehajdutin. Nuk kisha surprizë për atë që do të ndodhte mbrëmë, i dinim skenaret e PS-së. 48 orë e mbajti ky këtu Ilir Beqajn. E solli 2-metroshin me pranga me duar. U dha një Power Point dhe i tha që s’do të flasësh, e kishin bërë skenarin. Skenari ishte i qartë. Shumica prej jush shihni veten tek Beqaj. Ju e dini sa ka vjedhur dhe sa e ka ngjjyer dorën. Ai u fut me hunj dhe drunj dhe me kuti të zeza që nuk ia kontrollonte kush. Pastaj takimet speciale për Beqajn që kishin ardhur ta takonin në Parlament. Rama dhe Vilma Nushi duhet të vijnë të dëshmojnë.

11:10, 14 Nëntor 2024

Akuzat në Parlament të Flamur Nokës dhe Dashnor Sulës në adresë të deputetit të PS Toni Gogu

10:57, 14 Nëntor 2024

Dashnor Sula – Toni Gogut: Sa veta ke në burg ti ore?

Dashnor Sula drejtuar Toni Gogut: Sa veta ke në burg ti ore? I keni numëruar ndonjëherë sa janë? Ju vidhni na thoni pastrohuni ju. Jeni të çuditshëm ju ore. Një shqisë e keni që të kuptoni çfarë flisni?

10:56, 14 Nëntor 2024

Elisa Spiropali – Flamur Nokës: Ju tërheq vëmendjen, mos ju drejtoni kolegëve me fjalë fyese

10:56, 14 Nëntor 2024

Flamur Noka – Toni Gogut: Je një hajdut pa lezet

Flamur Noka: E kuptoj shqetësimin që keni të gjithë ju. Ka ky skllavi i lali vjedhësit ka firmosur fap-fap-fap atje dhe e di pse shqetësohet? Shqetësohet sot për Beqajn se e di që do t’i vijë radha lali vjedhësit edhe vetë skllavit të lali vjedhësit. Se i kanë zhytur duart. Ky është i vetmi që nuk është hajdut me lezet, është hajdut pa lezet. Je hajdut, është në hajdut, është një skllav i pështirosur.

10:50, 14 Nëntor 2024

Spiropali: Ti nuk lexon dot zemra; Bardhi: Di çfarë thua ti privatisht

Prej rreth 1 ore, në seancë plenare vijojnë debatet lidhur me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Pasi Bardhi ka hedhur akuza ndaj socialistëve, ka ndërhyrë kryeparlamentarja Elisa Spiopali duke i kërkuar që të përdorë retorikë politike dhe jo akuza.

Toni Gogu: Unë nuk e mbaj veten për shenjtor. Fjala hajdut nuk është vetëm fyerje, por edhe vepër penale. Ndërsa drejtoni një gisht, 3 të tjerë u janë drejtuar juve. Kanë humbur çdo kauzë politike dhe tani duan show. Në vend të zjarrit, tani po fyejnë kolegët.

Gazment Bardhi: Jo vetëm na përmendi, por edhe i dha vetes epitetin “Shën Pal” përsa kohë që është bashkëpunëtori më i ngushtë i “Lali inceneratorit”. Këtë do ta them me zë të lartë se nga ajo që keni firmosur, buxheti i shtetit paguan miliona Euro. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që vriten dhe janë gati të paguajnë dhe vrasës me pagesë që të vrasin njëri-tjetrin.

Elisa SpiropaliJu lutem se këto janë akuza të rënda tani, nuk janë retorikë politike. Të lutem!Lexo më shumë

10:45, 14 Nëntor 2024

Deputeti i PD Xhelal Mziu kërkon zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë

8:34, 14 Nëntor 2024

Parlamenti përfshihet në debate për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë

Parlamenti nisi me debate të ashpra mes palëve për shkak të dështimit të dëshmisë së Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.

Opozita akuzon mazhorancës socialiste se e dështuan punën e këtij komisioni, si dhe kërkon zgjatjen e afatit të tij, që mbaron sot. Ndërsa socialistët hodhën akuza në adresë të demokratëve se nuk lejuan dëshminë e Ilir Beqajt.


 RENDI I DITËS (14 Nëntor 2024)

Në mbështetje të urdhrit nr. 80, datë 12.11.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.11.2024.

(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zonjën Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju Jork, në datën 10.12.2008”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Projekvendim “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)


/tvklan.al