Prej rreth 1 ore, në seancë plenare vijojnë debatet lidhur me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Pasi Bardhi ka hedhur akuza ndaj socialistëve, ka ndërhyrë kryeparlamentarja Elisa Spiopali duke i kërkuar që të përdorë retorikë politike dhe jo akuza.
Toni Gogu: Unë nuk e mbaj veten për shenjtor. Fjala hajdut nuk është vetëm fyerje, por edhe vepër penale. Ndërsa drejtoni një gisht, 3 të tjerë u janë drejtuar juve. Kanë humbur çdo kauzë politike dhe tani duan show. Në vend të zjarrit, tani po fyejnë kolegët.
Gazment Bardhi: Jo vetëm na përmendi, por edhe i dha vetes epitetin “Shën Pal” përsa kohë që është bashkëpunëtori më i ngushtë i “Lali inceneratorit”. Këtë do ta them me zë të lartë se nga ajo që keni firmosur, buxheti i shtetit paguan miliona Euro. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që vriten dhe janë gati të paguajnë dhe vrasës me pagesë që të vrasin njëri-tjetrin.
Elisa Spiropali: Ju lutem se këto janë akuza të rënda tani, nuk janë retorikë politike. Të lutem!
Gazment Bardhi: E para, njëherë, sa herë që e përmend Belindën bën sikur e mbron, e di shumë mirë sa e don prandaj të lutem më lër të mbaroj fjalën time.
Elisa Spiropali: Ju nuk lexoni dot zemra!
Gazment Bardhi: Unë nuk lexoj zemra, por di se çfarë thua ti privatisht dhe ajo për njëra-tjetrën. Janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë për njëri-tjetrin. Shiko këtë luftën që po hanë koka. Ky nuk është faji jonë i nderuar koleg, ky është faji i babëzistë që ju keni për të vjedhur.
/tvklan.al