Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 18 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 18 Shkurt 2025

E ardhmja e SPAK, betejë mes mazhorancës e opozitës. Rama: PS, e vetmja garanci. Berisha: Do ta shkrijmë

E ardhmja e SPAK vijon të mbetet objekt debati mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri Rama thotë se Partia Socialiste është garancia e vetme, ndërsa Berisha përfocon qendrimin e tij për shkrirjen e kësaj strukture.

Veliaj: Vila në Qerret s’është e imja. Vajtjet e mia në atë zonë, për fushatë elektorale

Erion Veliaj reagon sërish me akuza kundër prokurorit që kërkoi arrestimin e tij. Kryebashkiaku i Tiranës thotë se vila në Qerret nuk është e tija dhe se udhetimet e regjistruara në këtë zonë nga akuza, janë për shkak të fushatës elektorale.

Krim brenda familjes në Shkodër, një 34-vjeçar qëllon bashkëjetuesen në kokë dhe vret veten

Krim brenda familjes në Shkodër. Një 34 -vjeçar qëllon me plumb pistoletë në kokë bashkëjetuesen e tij, nënë e 3 fëmijëve nga një martesë e mëparshme, duke e lënë të plagosur dhe më pas qëllon për vdekje veten.

Ligji për arsimin e lartë do ndryshojë. Rama: Stafi akademik duhet të rrisë cilësinë

Ligji për arsimin e lartë do të ndryshojë për të përafruar standardet e universiteve shqiptare me ato të Bashkimit Europian. Në prezantimin e Dokumentit te Politikave te Arsimit te Larte, kryeministri Rama tha se sfide mbetet rritja e cilësisë së stafeve akademike.

Qëndrimi i Grenell për Thaçin, Fevziu: Çështja e 4 liderve, e lidhur me dinjitetin kombëtar

Qendrimi i Richard Grenell për lirimin e Hashim Thacit, shkakton reagime në Tiranë e Kosovë. Gazetari Blendi Fevziu thotë se kjo është një çështje e dinjitetit kombëtar, ndërsa disa juriste në Prishtinë kërkojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

SHBA – Rudi, 4 orë takim në Raid, pajtohen për të punuar për arritjen e paqes në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia pajtohen për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të punuar për paqen mes Moskës dhe Kievit. Pas takimit në Riad Sekretari Rubio tha se palët duhet të bëjnë lëshime, ndërsa Lavrov e konsideron të papranueshme dërgimin e forcave te BE-së në Ukrainë

/tvklan.al