Më 27 Shkurt, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili me anë të një rekursi ka kërkuar lirimin nga qelia.

Në Dhomë Këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit, por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti u arrestua Tetorin e shkuar, teksa tashmë kërkon një masë më të butë sigurie duke argumentuar se kërkesa lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Ilir Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Tv Klan