Blogerja e njohur nuk ka konfirmuar divorcin nga këngëtari
Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë që pas thashethemeve për një ndarje të mundshme me bashkëshortin e saj. Blogerja e njohur u shfaq në emisionin ‘Che tempo che fa’ dhe nuk i mbajti dot lotët në një moment të intervistës kur u shfaq një video që tregonte se si nisi karriera e saj.
Ndonëse nuk ka konfirmuar se është divorcuar me reperin e njohur italian, ajo ka folur për një krizë të madhe në martesën e tyre.
“Po flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin, nuk është se po mbyllim ura, është kohë krize, kemi pasur kriza në të kaluarën, por kjo është më e rënda. Kështu që do ta shohim, nuk e di “, është shprehur gjatë intervisës 36-vjeçarja.
Ferragni saktëson se nuk është stratege, as kur bëhet fjalë për krizën që po përjeton me bashkëshortin e saj Fedez duke lënë të kuptohet se nuk është një marifet marketing por një situatë reale.
Në të njëjtën intervistë, Chiara Ferragni ka folur edhe për hetimin e prokurorisë në lidhje me veprimtarinë e saj profesionale. Sipas shtypit italian, prokuroria e Milanos kishte nisur një hetim për mashtrim ndaj influencueses dhe Alessandra Balocco, pronare e një kompanie që prodhon ëmbëlsira.
“Unë nuk jam plotësisht e mendimit se bamirësia duhet bërë privatisht, bamirësia kur bëhet në mënyrë të përbashkët mund të jetë e rrjetëzuar, mund të jetë më e madhe, por nëse njerëzit e keqkuptojnë këtë, nëse keqkuptojnë se me produktet e mia mund të marrin pjesë në bamirësi, ka pasur një gabim. Ne bëmë një gabim. Kërkoj falje”, ka vijuar më tej ajo.
Ferragni kishte premtuar se për çdo shitje të panetones Balocco, një pjesë e parave shkonin për bamirësi, por e gjitha ishte një reklamë pasi paratë shkonin vetëm për kompaninë. Pas këtij skandali u zbulua një tjetër nga mediat italiane. Në vitin 2021 Chiara krijoi për shitje dhe reklamoi vezën e Pashkës, fitimet e të cilës do të shkonin për bamirësi, por paratë kanë shkuar në xhepin e Chiara Ferragni.
Klan News