VIDEO – Fjala e plotë e kryedemokratit Berisha në takimin me emigrantët në Athinë
“11 Maji, fitorja jonë më e thellë”, Berisha-emigrantëve: Shqipërisë ja kthyet dimrin në pranverë
Sali Berisha: Do të punojmë fort për të ju garantuar ju ruajtjen e gjuhës kudo që jeni. Për të garantuar pensionet kudo që jeni, pa diskutim. Dhe jam i bindur se do ti realizojmë. Me qeverinë e këtij vendi, me dialog konstruktiv kemi trajtuar çdo problem dhe e kemi vënë në rrugë zgjidhje çdo problem, dhe do të vëmë edhe këtë, kjo është një e drejtë. Ju garantoj se, ju sot jemi studentë të shkëlqyer, ju jeni sot ndër ushtarakët më të aftë në ushtrinë greke, që do mbroni Greqinë, ju jeni sot njerëz që keni firmën, vulën tuaj, së bashku me qytetarët e Greqisë në transformimin e madh të Greqisë. Shqipëria pret me padurim investimet tuaja, Shqipëria pret me padurim investimet greke.
Mos harroni se pati një të kaluar zhvillimesh shumë intensive. Kompanitë greke morën pjesë në vepra të mëdha infrastrukture. Bankat greke ishin ndër më të zhvilluarat. Investimet greke në të gjitha fushat. Një nga një u larguan se me mafian nuk merret askërkush. Prap do të kthehen, prapë do të vijnë në Tiranë. Dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve është një garanci për marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat. 11 Maji po afron, po ju që ja bëtë dimrin, pranverë Shqipërisë, këtë dimër ia keni kthyer Shqipërisë në pranverë.
Midis jush qytetarëve shqiptarë në diasporë dhe emigracion dhe studentëve liberator të viti 1990, edhe ata e kthyen atë dimër në pranverë. Edhe po e ktheni këtë dimër në pranverë dhe Majin në fitoren historike, në fitoren më të thellë. Dhe të gjithë ju do të mbeteni krenar gjithë jetën se rrëzuar dy diktatura, rrëzuat diktaturën komuniste, rrëzuat diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve të Edi Ramës. Fitore, fitore, fitore! Është radha jonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e bekoftë Greqinë. Zoti ju bekoftë ju, miqtë tuaj kudo që janë.
Programi i PD, Berisha: Në 3 muaj e parë mjerimi do të marrë fund në Shqipëri
Sali Berisha: Ju garantoj se, me programin tonë, në 3 muaj e parë mjerimi do të marrë fund në Shqipëri, nuk do të ketë më varfëri ekstreme. Ju garantoj se, familjarët tuaj nuk do kenë më nevojë të blenë ilaçet dhe kafshatën me paratë tuaja. Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku jetohet. Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku shqiptarët ëndërrat e tyre do ti bëjnë realitet në vendin e tyre.
Qeveria thotë do të ndërtojë djegësin e Tiranës, 130 mln Euro, asnjë tullë nuk është hedhur, paratë janë vjedhur. Sepse tenderat i marrin drejtorët e bashkisë 100%. I vjedhin 100%. Sepse rruga kushton 10-fishin krahasuar me një vend të BE. Sepse ai për vete udhëton me avion taksi, shpenzon 20 mln euro, shpenzon 120 mijë pensione. Sepse ai hap shishen, 33 mijë Euro shishen që përveç sulltanëve dhe sheikëve, e miliardierëve nuk i hap njeri tjetër.
“Make Albania Great Again”, Berisha: Shqipëria madhështore, zotimi ynë para jush
Kryedemokrati Sali Berisha thotë se zotimi i PD-së para tyre është “Shqipëria Madhështore”, apo siç e thotë ndryshe “Make Albania Great Again”, e ngjashme me sloganin e fushatës së Presidentit Donald Trump në SHBA.
Sali Berisha: Shqipëria Madhështore është zotimi ynë solemn para jush. Ju e dëgjuat, njërin nga kryestrategët e rikthimit më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimin e Donald Trump me votën e lirë, në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha; Erdha këtu për të vazhduar punën e Trump dhe sipas tij, puna e Donald Trump ishte Shqipëria madhështore. ‘Make Albania Great Again’ ne po i themi ‘Shqipëria Madhështore’. Po si do bëjmë Shqipërinë Madhështore’. Absolutisht do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore…Lexo më shumë
“Jeni zëri më i fuqishëm”, Berisha-emigrantëve në Greqi: I themi Ramës “prit diasporën se po vjen”
Sali Berisha: Atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë në memorien time, në leximet e mia, nuk ja ka bërë asnjë pushtues gjer sot. Në 10 vite ka larguar nga Shqipëria 45%. Ju po bëni historinë, por ju duhet ta dini se qyteti i Kolonjës gjithë vitin 2023 pati vetëm një lindje. Shkretim të tillë nuk ka luftë, nuk ka fatkeqësi natyrore, ti ketë bërë një vendi sa i bëri narkoshteti i Edi Ramës, Shqipërisë. Atëherë a nuk është ky armik ndër më të egrit që kemi njohur në historinë tonë. Ndaj dhe para kësaj alternative, para saj që ai shqiptarët nuk i lejon të votojë, zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët jeni ju.
Çfarë po shoh unë, çfarë po konstatoj. Një gjë të jashtëzakoshme. Në një Shqipëri që përjeton problemet më të rënda, po vërshon drejt saj ajo dashuri që do të bëhet eliksiri i vërtetë i shpëtimit të saj. Ju keni një meritë të madhe, e keni ruajtur atë dashuri, e keni ruajtura të pashuar, të pashtershme dhe kjo që tregoni ju është dashuri për Shqipëri. Ju ngrohni sot me këto qëndrime, zemrat, votrat e shqiptarëve kudo që janë. Do ti’ themi prit diasporën se po vjen.
Berisha: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë
Sali Berisha: Ne jetojmë në një kohë kur liritë dhe të drejtat janë vlerat më themelore të njeriut të lirë, të shoqërive të lira. Çfarë ndodhi në Shqipëri? Në Shqipëri ndodhi një akt, që përveç netëve më të zeza të diktaturës komuniste nuk mund të ndodhte tjetër. U bë gara për pushtetin vendor. Opozita kandidoi Fredi Belerin në Himarë. Edi Rama e kishte ftuar Fredi Belerin për ta afruar, por Beleri kishte pikëpamjet e tij të qendrës së djathtë dhe nuk mund të devijonte qëndrimin e tij.
Tani, nuk po ndalem tek fushata e turpshme që bëri, sepse ishte një fushatë vetëposhtëruese për atë që bënte një fushatë të atillë ndaj Fredi Beleri. Zgjohem në datën 15 dhe shikoj një zonjë e tronditur në palcë, nënë e tre fëmijëve, kryefamiljare kishin shkuar në 2 të natës dhe e kishin nxjerrë nga shtrati i fëmijëve duke besuar se mund ta bindnin të dëshmojë se ka shitur votën. Nëna që nuk kishte takuar kurrë njeri tjetër, e kishin hequr nga shtrati në 2 të natës dhe e kishin çuar në Vlorë. As nuk pyeta fare, sa pashë atë skenë, kjo është skenë tipike e sigurimit të shtetit, e asaj policie të urryer që ka terrorizuar shqiptarët 46 vite dhe ishte turpi i turpit.
E ka thënë Niçe, streha e fundit e horrave është nacionalizmi. Tani ky do ta mbulonte me nacionalizëm grabitjen e mandatit të Belerit. Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë. Po. Unë u skandalizova nga ajo skenë që pashë miq. Po merrte mandatin, nuk e linte të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve që nuk ishte dënuar, ishte betuar për kryetar bashkie, deputet se kushtetuta nuk e ndalon. Këtë nuk e lejonte të betohej në asnjë mënyrë. Unë deklaroj se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze. Një gazetar guximtar investigativ na nxjerr se Edi Rama pa asnjë dokument kadastral, as të sulltanit, as të mbretit as të diktaturës, pa asnjë dokument konfiskimi kishte marrë me emrin e nënës së tij të ndjerë, kanionin e Gjipesë. Dhe kur ra në qark, thoshte se ku është atje lart, sikur ishte në majë të Çikës, kanioni ishte buzë ujit 224 mijë metër katror tokë.
Berisha: Marrëveshja e detit me Greqinë do të finalizohet me PD-në në pushtet
Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve është shprehur se nëse PD-ja do të vijë në pushtet, marrëveshja e detit me Greqinë do të finalizohet. Ai u shpreh se nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët, ishte ajo që bënë ata për detin.
Sali Berisha: Do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste. Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin. Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Jo vetëm e përmbysi marrëveshjen, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë greke për hir të së vërtetës e qendrës së djathtë dhe të majtë respektivisht, ramë dakord që të shkonim në Hagë, sepse në Kushtetutë ligji ndërkombëtar mbizotëron dhe të merrnim sanksionim në Gjykatën e Hagës… Lexo më shumë
“Takimi me ju më prekësi”, Berisha-emigrantëve në Athinë: Erdhët këtu për gjetur shpëtim
Sali Berisha: Takimi me ju është në prekësi, më mallëngjyesi, është takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut. Në një kohë kur diktatura kishte vjellë vrer dhe demonizuar sa asnjë komb tjetër fqinjin tonë, ju vërshuat drejt këtij vendi për të gjetur shpëtim nga dhimbjet e tmerrshme që krijonte varfëria e tejskajshme e trashëguar nga diktatura. Ju sfiduat çdo gjë, çdo mashtrim dhe erdhët drejt një të panjohura, njerëz që gjuhën nuk e dinin, që profesionet e kërkuara nuk i kishin, por u pritët nga qytetarët e këtij vendit dhe ju u shndërruar në një faktor shumë të rëndësishëm…Lexo më shumë
Berisha përshëndet në greqisht emigrantët në Athinë
“Ka ikur nga fiqiri”, Noka për Ramën: Kokën do ia thejë vota juaj më 11 Maj
Flamur Noka: Ne sot nga Athina ju themi, ka mundësi sepse ai është Sali Berisha. I erdhi dita së vërtetës. 11 Maji është dita e së vërtetës. Pa betejën e Sali Berishës, pa të vërtetat që jua plas në sy Ramës dhe Soros, Shqipëria do të ishte për të vazhduar në honet e skamjes dhe shpopullimit dhe ne nuk do të ishim kështu siç jemi, të qeshur dhe të sigurtë duke ecur drejt fitores. Sot opozita, nuk do të shihej nga shqiptarët si alternativa e vetme e fitores. Berisha nuk heshti kurrë dhe nuk u përkul kurrë. Agimi i fitores së PD duket qartë kudo! Edi Rama ka luajtur nga fiqiri. Kërcen prifti nga belaja. Ajo tashmë është “kërcen Rama nga baleja”. Ai ka ikur nga fiqiri. Sa herë që Rama shikon Berishën e zë tmerri. Kokën do ja thyejë vota juaj më 11 Maj. Do të jetë dita e maktheve të Edi Ramës.
“Make Albania Great Again”, Berisha takim me emigrantët në Athinë (Të gjitha mesazhet)
