Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë pasditen e kësaj të diele një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha njofton se takimi do të mbahet në Athinë, në orën 18:00.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe angazhimit të diasporës për t’u regjistruar.
Në ditë më parë lideri demokrat zhvilloi një takim edhe me emigrantët shqiptarë në Parma të Italisë ku kërkoi votën e tyre me qëllim realizimin e rotacionit.
Tv Klan