Kryedemokrati Sali Berisha zhvillon këtë pasdite takim me emigrantët shqiptarë në Athinë. Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve thotë se Athina ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet dhe ndaj përulet me nderimin më të madh.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetarë shqiptarë, minoritarë grekë dhe çam të pranishëm në këtë sallë. Nder i madh të përshëndes shqiptarët kudo që janë sot, të ju përcell përshëndetjet më të zjarrta nga Athina, djepi i mendimit filozofik, ligjit dhe të gjitha fushave. Unë dua të përulem me nderimin më të madh para qytetarëve grekë të këtij qyteti sepse Athina në këto vite ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve. Ajo ka sot shqiptarë më shumë se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë.

Berisha ju thotë emigrantëve shqiptarë se takimi me ata është më prekësi pasi e cilëson si takimin me sakrificën mbinjerëzore të njeriut.

Sali Berisha: Takimi me ju është në prekësi, më mallëngjyesi, është takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut. Në një kohë kur diktatura kishte vjellë vrer dhe demonizuar sa asnjë komb tjetër fqinjin tonë, ju vërshuat drejt këtij vendi për të gjetur shpëtim nga dhimbjet e tmerrshme që krijonte varfëria e tejskajshme e trashëguar nga diktatura. Ju sfiduat çdo gjë, çdo mashtrim dhe erdhët drejt një të panjohura, njerëz që gjuhën nuk e dinin, që profesionet e kërkuara nuk i kishin, por u pritët nga qytetarët e këtij vendit dhe ju u shndërruar në një faktor shumë të rëndësishëm.

/tvklan.al