Pas kthimit nga konferenca e Mynihut, Kryeministri i është rikthyer replikave me ndjekësit për të njëjtën çështje prej një jave tashmë drejtësia dhe njerëzit e tij në rrjetën e saj.

Pa emra, por me referimin e qartë se ka parasysh arrestimin e kryebashkiakut një nga ndjekësit i thotë Kryeministrit se i dolën të gjithë bashkëpuntorët hajdut. Sa herë i vjen një akuzë e tillë Rama përveçse saktëson numrin e ish-ministrave që kanë probleme me drejtësinë, kujton se shkelësit e ligjit kanë emër dhe fytyre dhe s’mund t’i faturohet një shumice qeverisëse përgjegjësia e tyre individuale.

“Dy ministra të mandatit të parë janë dënuar, njëri mbahet në paraburgim edhe pse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe një tjetër, ish-zv.kryeministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Përgjegjesia e shkeljes se ligjit nuk është kolektive, po është individuale”, shprehet Rama.

Gjithsesi Kryeministri sqaron po ashtu se për të provuar fajësinë nga drejtësia kërkohen prova.

“Nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin konkret, por tanimë duhet të ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet të poshtërohet në pazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë”, tha Rama.

Rama kujton se mbështetësit e vetëm të reformës në drejtësi dhe SPAK-ut janë socialistët. Si në komunikimin e tij ashtu dhe më vonë përmes një video të animuar kryeministri përpiqet ta nënviziojë se kush është armiku i përbetuar i kësaj reforme dhe SPAK-ut në mënyrë të veçantë.

Përgjigjen për pyetjen a do ta shkri Berisha SPAK-un e jep po vetë në shkrimin që shoqëron postimin.

Tv Klan