Në muajt Mars e Prill Shqipëria hap dy grupkapituj të rinj me BE-në, me synim anëtarësimin, sipas Kryeministrit Rama, në vitin 2030.

Deklaroi edhe një herë pronësinë mbi Reformën në Drejtësi.

Tha se nuk mund të pranojë që të shkelen të drejtat e njerëzve dhe paraburgimi të bëhet normë.

Bonusi i pensionistëve, tha Rama, është depozituar në Bankën Shqipërisë dhe do të lëvrohet në Pranverë.

Rama ju kujtoi shqiptarëve se kur mori pushtetin vendi ishte pa drita dhe plot me borxhe.

Rama ftoi sërish emigrantët që të regjistrohen për të votuar më 11 Maj, pasi Qeveria është përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet.

Klan News