Elon Musk ka “thyer” heshtjen pas pretendimeve se është babai i një fëmije, për të cilin askush s’kishte dijeni deri më sot. (Që në rast se është e vërtetë i bie të jetë i 13-ti)

Ishte ylli i rrjeteve sociale Ashley St.Clair (26 vjeç) ajo e cila ngriti akuzat ndaj tij, duke thënë se “bilioneri nuk është kujdesur kurrë për fëmijën e tyre, që tashmë është 5 muajsh”.

Ashley St.Clair

Musk ka reaguar duke thënë vetëm: “Whoa”

Ashley s’e ka lënë me kaq dhe i është kundërpërgjigjur kështu: “Jam munduar të gjej një formë komunikimi ditët e fundit, por ai s’është përgjigjur. Kur do marrësh përgjegjësitë që të takojnë në vend që të mbushësh rrjetin me shpifje?!”, i është drejtuar ajo Musk. Por ky postim i saj në “X” u fshi pa mbushur as një orë.

CEO i Tesla dhe Space X ka deklaruar se do bëjë një pauzë nga “X”, të paktën për një javë.

Në mediat e huaja raportohet se “Musk po diskuton me influenceren pikërisht mbi fëmijën, pa dashur t’a shfaqin publikisht.” Sipas St.Clair ishte Musk ai i cili i shkroi i pari. “Dukej karizmatik, i zgjuar. Shumë me këmbë në tokë, prandaj nisa të flas me të”, është shprehur ajo duke kujtuar fillimet e romancës.

Më pas thekson, se ai i ka kërkuar që këtë shtatzëni ta mbante të fshehtë përgjithnjë.

/tvklan.al