Çuçi e Vengu në Vlorë: Situata drejt normalizimit, të gjitha strukturat në terren
Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtuesi politik i socialistëve, Bledi Çuçi, ishte në Vlorë për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas reshjeve intensive të shiut. Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës.
Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit. Por sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet… Lexo më shumë
Prej më shumë se 24 orësh Vlora është duke u përballur me situatën e pazakontë që shkaktoi moti i keq i pasuar me përmbytje. Pasditen e së shtunës situata ishte më e qetë edhe për shkak të ndërprerjes së reshjeve. Megjithatë disa akse kryesore të qytetit kanë ende prezencë të ujit, ndërsa nuk mungojnë problemet edhe me mungesën e energjisë.
Përmbytjet në Vlorë, Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, 250 forca ushtarake në terren
Ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu pas mbledhjes me Emergjencat Civile Vlorë në një prononcim për mediat ka folur për situatën e përmbytjeve në Vlorë.
Ministri Vengu gjatë fjalës së tij tha se intensiteti i reshjeve ka qenë i lartë, teksa theksoi edhe shkaqe të tjera si fakti që sistemi i pompimit dhe hidrovori s’ka qenë në kushte optimale.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Sapo kemi realizuar një mbledhje të dytë të Emergjencave Civile Vlorë, me prefektin dhe kryetarin e Bashkisë dhe gjithë strukturat, qoftë ushtarake apo të emergjencave civile që janë angazhuar në terren që prej pasdites së djeshme. Kemi aktualisht ende 250 forca civile dhe ushtarake në terren, në gjitha zonat e prekura, sigurisht është ai trekëndëshi midis rrugës Romina Arbana, Kishës Ortodokse dhe lagjes historike, që mbeten ende një pjesë të pallateve dhe garazheve të prekura dhe nën ujë. 62 janë të evidentuara si të tilla, ndaj forcat janë angazhuar që të çlirohen ujërat që të vihen në funksionalitet të plotë qoftë stacionet e pompimit, që kanë pasur vështirësi mbrëmjen kaluar nga ai vërshim, sikundër hidrovori të vijojë punën në kushte optimale.Lexo më shumë
‘Shpërthen’ punonjësi i hidrovorit në Vlorë: Na shkatërruan pompat me plehrat! Këta nuk janë njerëz, por derra…
Një punonjës i hidrovorit tha se shkak i nxjerrjes jashtë pune të pompave janë mbeturinat që hedhin njerëzit.
“Në more vëlla këtu, ti e shikon vetë dhe filmon. Këtu na shkatërruan pompat nga llozhat që hedhin njerëzit në kanal. Na nxorrën dy pompa jashtë loje. Shikoji janë me mijëra llozha, dyshekë, jorgan e batanije, rrogoza, çfarë nuk kanë bllokuar. Çfarë të bëjmë? Na ka mbetur tani që të hedhim vetëm krokodila në ujë këtu që t’i hanë me llozhëra ata që hedhin llozha në kanal. Kjo na ka mbetur s’ka më. Na shkatërruan pompat more. Dy pompat e mëdha na i nxorrën jashtë loje. I bëjmë thirrje qeverisë të na bjerë dy pompa të reja. Na i shkatërruan more këta njerëz. Nuk janë njerëz por janë derra. Lloj lloj jorgan, batanije. Kolltuqe, divana, thashë. Të tëra këtu i ke. Kjo ka qenë gjithmonë historikisht këtu në hidrovor dhe janë problem që hedhin njerëzit e pandërgjegjshëm në kanal. Kjo është e vërteta”, tha një punonjës i hidrovorit… Lexo më shumë
A do të përkeqësohet situata e përmbytjeve? Sinoptikani tregon si do të jetë moti në fundjavë
Hakil Osmani nga MeteoAlb na bëri një parashikim të motit gjatë fundjavës. Ai tha se në orët në vijim parashikohet të sjellin vranësira të shpeshta në vendin tonë të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për momente të pakta me reshje shiu.
Më prezente dhe më të dukshme do të jenë në zonat lindore dhe verilindore. Ndërsa zonat bregdetare parashikohet të jetë kryesisht në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe vetëm ndonjë moment i izoluar me momente të pakta shiu.
“Nuk është se pritet të kemi prezente reshje të cilat do të përkeqësojnë situatën sa i përket përmbytjeve në disa zona të territorit shqiptar”, tha Osmani… Lexo më shumë
Pamjet brenda banesës në Vlorë, të gjitha dhomat të mbushura me ujë
Këto pamje që na vijnë janë nga brenda një shtëpie në qytetin bregdetar. Dëmet janë të pallogaritshme. Çdo dhomë e kësaj banese ka prani të konsiderueshme uji duke e bërë jetesën aty të pamundur… L
exo më shumë
Rrugët me problematika
Akset kryesore rrugore, përfshirë rrugën Transballkanike, Bulevardin e Vlorës, Lungomare-n, si dhe rrugët “Gjergji Araniti”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Kosova” janë të zhytura në ujë.
Qindra automjete janë ende të bllokuara nëpër rrugët e qytetit.
Probleme ka edhe në zonën e Kalasë, si dhe rrugën qe lidh Vlorën me Kaninën dhe Orikumin, ku rëshqitja e një masivi dherash në bypass ka bllokuar qarkullimin e automjeteve… Lexo më shumë
Për të kuptuar më mirë se çfarë dëmesh kanë shkaktuar reshjet e dendura të shiut dje në Vlorë janë edhe këto pamje të siguruara nga gazetarja Greta Haskaj.
Bëhet fjalë për një garazh që është i zhytur totalisht në ujë duke shkaktuar dëme të mëdha në makinat e parkuara aty.
Gazetarja Greta Haskaj raporton se në qendrën historike të qytetit janë dërguar disa ushtarë. Ata po punojnë për pastrimin e rrugëve. Kujtojmë se vërshimi i ujit ka sjellë me vete dhe baltën duke i bllokuar disa rrugë.
Dëmet pas përmbytjeve në Vlorë (Të gjitha zhvillimet)
Qarku i Vlorës u përfshi të premten nga reshje të pazakonta shiu të cilat kanë krijuar përmbytje në disa zona. Po ashtu raportohet për dëme të shumta edhe në banesa e biznese. Në këtë raportim live do të mund të ndiqni se si paraqitet tashmë situata në Vlorë, një ditë pas reshjeve.