Moti i keq me reshje të dendura shiu shkaktoi përmbytje në qytetin e Vlorës. Si pasojë e situatës ka pasur dëme të konsiderueshme në disa lagje.

Në lagjen Karabash, dyert e banesave janë dëmtuar. Ndërkohë rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe banorëve.

Gjithashtu qyteti prej disa orësh ka mbetur pa energji elektrike.

Kujtojmë se më herët Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata në Vlorë është drejt normalizimit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë atje u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu.

/tvklan.al