Mikpritësit e Kupës së Botës 2030 dhe 2034 diheshin, pasi ishin kandidaturat e vetme, por tashmë është zyrtare. Spanja, Maroku, Portugalia dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Argjentina, Uruguaji e Paraguaji do të presin kampionatin pas 6 viteve.

Pastaj do të jetë radha e Arabisë Saudite. Vendimi i dyfishtë është marrë përmes votimit në një kongres virtual të FIFA-s. Turneu i vitit 2030 që përkon me 100 vjetorin e këtij aktiviteti, ku 1 shekull më parë u organizua në Uruguai, do të ketë edhe disa ndeshje në Amerikën e Jugut.

Një kampionat në 3 kontinente si asnjëherë më parë, ku pjesa më e madhe e takimeve do të zhvillohet në Marok, Spanjë dhe Portugali. Në 2034 Botërori do të mbahet në Arabinë Saudite. Duke parë temperaturat e larta në verë pritet që të zhvillohet në fund të vitit ashtu siç u veprua me Katarin në 2022.

Tv Klan