Tifozët që udhëtojnë për në Kupën e Botës 2034 në Arabinë Saudite nuk do të mund të përdorin alkool.
Kjo është ajo që ka konfirmuar ambasadori arab në Britaninë e Madhe, për të shuar njëherë e mirë dyshimet për një tolerim nga ana e organizatorëve.
Diçka që lidhet me kulturën e këtij shteti, për shkak edhe të besimit fetar. Ndërkaq, kjo është një masë tepër shtrënguese për tifozët, të cilët ndryshe nga Katari, në Arabinë Saudite nuk mund të shijojnë asnjë lloj alkooli.
Në Kupën e Botës 2022 në Katar, birra nuk shitej në stadiume, por tifozët mund ta blinin në hotele dhe pika të tjera.
Shitja e alkoolit në Arabinë Saudite është e ndaluar dhe dënimet për konsum të tyre përfshijnë burg dhe dëbim nga vendi.
Në Botërorin e Katarit, vendimi për të ulur përdorimin e alkoolit u përcaktua vetëm dy ditë para nisjes së turneut, me autoritetet që ndaluan shitjen e alkoolit brenda dhe përreth stadiumit.
Kjo e detyroi sponsorin zyrtar të Botërorit që të bënte ndryshime dhe të lejonte shitjen vetëm të produkteve jo-alkoolike.
Klan News