Dashi-Lajmi i mirë në këtë moment është se jeni tejet të shëndetshëm për shkak se keni punuar me veten tuaj këto kohë. Por, duhet të ushtroheni çdo ditë. Një udhëtim po ju pret sipas yjeve dhe me shumë gjasa ju do të takoni dikë që keni vite pa e parë. Të dashuruarit e kësaj shenje duhet të shpenzojnë më shumë kohë me partnerin.

Demi-16 Shkurti mund të jetë një ditë e mundësive të mëdha për ju. Shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që ju ofrohen dhe mos hezitoni të ndërmerrni nisma të guximshme. Mos kini frikë të përfshiheni dhe të përballeni me sfida të reja, sepse kjo do t’ju ndihmojë të rriteni dhe përmirësoheni.

Binjakët-Hëna do të jetë e pranishme gjatë gjithë ditës tek të lindurit e kësaj shenje, duke e shtrirë praninë e saj si në sferën sentimentale ashtu dhe atë profesionale. Do të jeni të mbushur me dyshime, lidhur me disa situata që vijojnë të mbeten pezull në mendjen tuaj.

Gaforrja-Nëse keni një zgjedhje mes dy personave atëherë sot do t’ju sqaroheni gjërat. Ka për të qenë një ditë e qetë dhe e paqtë ku mund të arrini të shihni në sytë e shpirtit të këtyre dy personave. Duhet që të merrni vendim shumë interesant.

Luani-Çdo mendim dhe veprim është i përqendruar tek karriera. Kësaj gjëje po i përkushtoni shumë kohë dhe vëmendje. Duhet t’i kushtoni rëndësi edhe familjes.

Virgjëresha-Gjithkush rreth jush dëshiron të bëjë diçka, ndërsa ju diçka krejt tjetër. Bëjeni. Mund të ndaheni nga të gjithë dhe të bëni atë që ju bën më të lumtur këtë fundjavë.

Peshorja-Pas shumë kohësh qëndrimi vetëm, dashuria do ju trokasë në “derë” prandaj jepni maksimumin tuaj dhe shijoni çdo moment me partnerin.

Akrepi-Sot do të jeni të përqendruar tek çështjet e zemrës. Çdo gjë tjetër do të kaloje në plan të dytë për ju. Kujdes me shëndetin, e po ashtu me shpenzimet. 

Shigjetari-Disa mundësi shumë të mira investime po vijnë drejt jush. Në punë, do jeni tejet të suksesshëm ndërsa këto ditë flitet për një ribashkim me gjithë familjen. Yjet kanë dhe një udhëtim në plan për ju. Është momenti të njihni njerëz të rinj dhe që influencojnë pozitivitet tek ju.

Bricjapi-Sot mund të ndiheni pak të stresuar dhe të mbingarkuar nga përgjegjësitë me të cilat përballeni. Është e rëndësishme që të keni një qëndrim pozitiv dhe të përpiqeni të qëndroni të qetë. Mundohuni të delegoni disa nga përgjegjësitë tuaja dhe merrni pak kohë për veten tuaj.

Ujori-Sot do të diskutoni me qetësi çdo gjë që ju ka shqetësuar së fundmi. Gjatë kësaj dite do të jeni tejet dinamik! Mundohuni që të shmangni përfshirjen në diskutime në familje, por edhe në ambientin e punës. Gjithçka varet nga ju!

Peshqit-Jeni në humor për të nisur diçka të re, por nëse tregoheni i zgjuar prisni deri në javën e dytë të javës tjetër kur hëna e plotë në shenjën kundërshtare fillon të zbehet. Ç’është ky nxitim? Keni kohë mjaftueshëm përpara./tvklan.al