Spiker: Reis Çiço
Headlines 16 Shkurt 2025
Rama: Trump, akti më bujar i zotit për t’i dhënë një shans Europës që të zgjohet
Kryeministri Edi Rama e konsideron rizgjedhjen e Trumpit si një akt bujar të Zotit për t’i dhënë një shans Europës që të zgjohet. Nga Konferenca e Sigurisë ai theksoi se kjo duhet të shërbejë gjithashtu që Brukseli të shtojë ritmin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.
Marta Kos: Negociatat me Shqipërinë i mbyllim në vitin 2027, antarësimi i plotë varet nga vullneti politik
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos është optimiste se Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027. Por ajo thotë se anëtarësimi i plotë do të varet më pas nga vullneti politik i gjithë vendeve anëtare të BE.
Erion Veliaj ankimon në apel vendimin për burgosjen. Kryebashkiaku kërkon një masë më të butë sigurie
Kryetari i Bashkise se Tiranës ankimon në Gjykaten e Apelit vendimin e shkallës së parë që e izoloi në qeli. Përmes avokatit, Erion Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie, ndërsa më parë ka ofruar për këtë edhe garanci pasurore.
‘’Kombinat-Plepa’’, kryhet 25% e punimeve në lotin e parë. ARRSH: Rruga, gati për qarkullimin në maj 2026
Kryhen 25% e punimeve në lotin e parë për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Tiranë – Durrës. ARRSH thoTë se rruga, krahas rikonstruksionit, do të zgjerohet në 12.5 metra dhe pritet të jetë gati para sezonit veror të 2026-ës.
Raporti BE: Zhurmat në qendrat urbane, problem. 65% e banorëve të Tiranës të shqetësuar nga ndotja akustike
Një raport i Komisionit Europian veren se ndotja akustike është një prej problemeve kryesore në qytetet e mëdha. Sipas raportit edhe qendra e Tiranës renditet për nivelin e zhurmës në krah të kryeqyteteve të mëdha europiane.
Speleologët shqiptarë nisin ekspeditën në 127 metra thellësi në liqenin termal në Leskovik
Pas zbulimit në Shqiperi të liqenit më të madh nëntokësor termal në bote, speleologet shqiptarë kanë zbritur në 127 metra thellësi për të matur nivelin e gazit e të sfuqurit. Tv Klan sjell pamjet ekskluzive të ekspeditës.
SHBA-Rusi nisin negociatat për paqen në Ukrainë. Evropa mbetet jashtë, Macron thërret samit të jashtëzakonshëm
Uashingtoni do t’i nisë me Moskën, negociatat për paqen në Ukrainë përmes një takimi në Arabinë Saudite javën e ardhshme. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se në ditët e ardhshme do të përcaktohet se sa serioz është presidenti rus Vladimir Putin për paqen në Ukrainë, ndërsa zyrtarët amerikanë nisen për në Arabinë Saudite për takime me zyrtarët rusë.
/tvklan.al