Spiker: Drini Zeqo
Headlines 7 Mars 2025
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e PS, 2 ditë në Pallatin e Brigadave për zgjedhjet e reformat
Kryeministri Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e Partise Socialiste per te diskutuar per zgjedhjet e 11 majit dhe reformat e qeverise. Takimi i nisur ne oren 14 ne Pallatin e Brigadave do te zgjase dy dite.
Berisha, akuza për vjedhje Korporatës së Investimeve: Nxënësit të lënë orën e parë të mësimit për “TikTok”
Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha leshon akuza per vjedhje te pronave ndaj Korporates se Investimeve, ndersa u beri thirrje nxenesve te shkollave te bojkotojne oren e pare te mesimit ne shenje proteste per mbylljen e “TikTok”.
11 maji, regjistrohen 246 mijë emigrantë. Celibashi: S’ka më shans për 48 mijë të refuzuarit
246 mije emigrante do te kene mundesi te hedhin voten e tyre ne zgjedhjet e 11 majit. Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se per 48 mije te refuzuarit nuk ka me asnje shans per t’u regjisturar.
Trump u kthehet kërcënimeve për Rusinë: Sanksione nëse s’ka paqe
Donald Tramp kërcënon hapur Rusinë me sanksione dhe tarifa nëse nuk arrihet armëpushimi dhe paqja me Ukrainën. Deklaratat vijnë pak orë pasi Moska ndërmori një vale sulmesh raketa ndaj qyteteve ukrainase, gjate te cilit pati dhjetëra te plagosur.
Aspirina redukton metastazat tumorale, zbulimi do të ndihmojë në përmirësimin e kurave
Një studim i ri i Universitetit të Kembrixhit vërteton se Aspirina redukton metastazat tumorale. Shkencëtarët kanë zbuluar mekanizimin që mund të çojë në përmirësimin e kurave per te luftuar tumoret e ndryshem.
/tvklan.al