Spiker: Reis Çiço

Headlines 7 mars 2025

Rama, 6 orë takim me ministrat dhe partinë. Diskutohet programi elektorl. Nesër, kandidatët për deputet

Afro 6 orë zgjati takimi i kryeministrit Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Në takim u diskutua për programin dhe llogaritë elektorale, ndërsa nesër do të flitet për kandidatët për deputetë.

Berisha, akuza për vjedhje Korporatës së Investimeve: Nxënësit të lënë orën e parë të mësimit për “TikTok”

Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha leshon akuza per vjedhje te pronave ndaj Korporates se Investimeve, ndersa u beri thirrje nxenesve te shkollave te bojkotojne oren e pare te mesimit ne shenje proteste per mbylljen e “TikTok”.

11 maji, regjistrohen 246 mijë emigrantë. Celibashi: S’ka më shans për 48 mijë të refuzuarit

246 mije emigrante do te kene mundesi te hedhin voten e tyre ne zgjedhjet e 11 majit. Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se per 48 mije te refuzuarit nuk ka me asnje shans per t’u regjisturar.

Trump u kthehet kërcënimeve për Rusinë: Sanksione nëse s’ka paqe

Donald Tramp kërcënon hapur Rusinë me sanksione dhe tarifa nëse nuk arrihet armëpushimi dhe paqja me Ukrainën. Deklaratat vijnë pak orë pasi Moska ndërmori një vale sulmesh raketa ndaj qyteteve ukrainase, gjate te cilit pati dhjetëra te plagosur.

Aspirina redukton metastazat tumorale, zbulimi do të ndihmojë në përmirësimin e kurave

Një studim i ri i Universitetit të Kembrixhit vërteton se Aspirina redukton metastazat tumorale. Shkencëtarët kanë zbuluar mekanizimin që mund të çojë në përmirësimin e kurave per te luftuar tumoret e ndryshem.

/tvklan.al